
Miliardat burojnë nga një vendimmarrje e tillë dhe nuk dihet thellësia e përfshirjes së aktorëve dhe faktorëve, pasi transparenca ka konkurruar errësirën në këtë ngjarje të madhe.
Tony Blair dhe bashkëshortja e tij Cheir Blair, janë jo thjesht miq të qeverisë, por kontraktues të Edi Ramës, për këshillime, lobime, biznes të cilin kryeministri ynë e ushqen sipas rastit dhe vaktit, duke mos e lënë asnjëherë pas dore. Puna e parë për Ramën ishte fushata elektorale e vitit 2013, e menaxhuar nga Alistair Campbell, këshilltari mediatik dhe i afërmi i ish-kryeministrit Blair. Duket se britanikët e ikur nga pushteti, kishin gjetur gralin e shenjtë në vendin e vogël ballkanik, ku me pak ndikim, nxirrej shumë fitim. Qoka e parë ishte ndoshta mbikqyrja doganore, nëpërmjet Agjentëve të Kurorës, të cilët ikën të pataksur nga privatizimi i bërë institucionit nga Rama, ku kontrabanda sundonte. Më pas, zyra avokatisë së Blair gjendej herë pas herë ë kontraktuar nga Edi Rama në çështje të ndryshme, si në vitin 2015 për çështjen e Rapiscan në Arbitrazh, mbi 600 mijë euro, më tej me Ministrinë e Bujqësisë në vitin 2018-të, një kontratë ku është paguar 200 mijë euro, e të tjera raste kur vendi ynë kërkonte ndihmë juridike të huaj. Kazakistan, Brazil, Mongoli, Serbi, janë disa nga vendet ku zyra Blair ka ofruar shërbimet e saj. Dhe rastet sa vinin e shtoheshin, ndonëse deklaratat poetike për punë falas nuk mungonin.
Ndër më të fundit çështje me sa duket dhe ndër më të mëdhatë, është ajo e këshillimit për marrëveshjen me Greqinë për detin, në të cilën Rama nuk heq dorë nga miqësitë. Kjo histori e shumëpërfolur, për miliarda të naftës dhe gazit, për zonën ekonomike mes dy vendeve, ka afro 15 vite e negociuar, por e pavendosur mes palëve, njëherë e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e vendit tonë. Kjo histori e zonës së detit, ka akuza të pafundme, në adresë të Kryeministrit Edi Rama, ministres së jashtme Olta Xhaçka dhe presidentit në detyrë Bajram Begaj. Miliardat burojnë nga një vendimmarrje e tillë dhe nuk dihet thellësia e përfshirjes së aktorëve dhe faktorëve, pasi transparenca ka konkurruar errësirën në këtë ngjarje të madhe. Rama prej më shumë se një vitit ka në kurriz një barrë të paheqshme, atë të Charl McGonigal ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI, akuzuar për korrupsion e konspiracion, pa dallon episodi shqiptar në takime e pagesa nga Tirana.
Nesër është seance e radhës në Uashington, ku tashmë janë të bashkuara të dy çështjet. Charles nëpërmjet avokatëve ka lajmëruar se do të pranojë disa nga akuzat, për të cilat më herët u deklarua jo fajtor. Korruptimi zyrtarit të lartë ka pasur jo pak pasoja në Shqipëri. Hetime të paguara, biznese të favorizuara për agjentin dhe ekipin e tij. Dyshime serioze me kallëzime konkrete për gjobëvënie me pretendime të heqjeve apo vënie non gratash, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, e vende të tjera të Ballkanit. Dosjet e tjera të SPAK për më shumë se gjysmën e ministrave dhe bashkiakëve të Ramës, janë vepra të rënda penale për trafiqe, korrupsion, krim të organizuar. Inceneratorët afera 1 miliardë euro, është djegësi qeverisë, Ramës, Erion Veliajt ndoshta dhe përzhitjes së vetë Prokurorisë së Posaçme.
Helikopteri vënë në shërbim të Blair, është dëshmi arrogancës dhunës së Ramës për abuzime në çdo sekondë të qëndrimit në detyrë. Por helikopteri pavarësisht abuzimit me paratë publike, është i papërfillshëm, krahasuar me miliardat që luajnë në errësirën e këtij pushteti kriminal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Rama ka mbetur në ajër mes Tony-t dhe Charles-t e poshtë në karrige djegësi 1 miliardë.. Siç thoshte gjyqtari belg, Michel Claise që po sjell librin për krimin e organizuar shqiptar. Një sinjal i rëndë. Mafia shqiptare tani po shpartallon bregdetin me ndërtime. Lejet sigurisht nuk i japin belgët.
Lini një Përgjigje