TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Tetor 2025, 11:57

Qytetari dixhital

Shkruar nga Artur Ajazi
Qytetari dixhital
Sali Berisha

Më thoni një shtet, një qeveri, një dikaster dhe strukturë në Europë, që funksionon mbi info të marra nga “qytetari dixhital”.

Ai që e shpiku “qytetarin dixhital”, duket se ka infektuar shumë njerëz, duke nisur nga autorët e shkrimeve, apo dhe persona të tjerë që merren me punët  dhe hesapet e  ligjzbatimit. Mjafton të lexosh shkrimet apo komentet ë ndryshme edhe nga artikullshkruesit, dhe do të bindesh dhe konstatosh se edhe ata, si Berisha i referohen shpesh “qytetarit dixhital”. Lideri historik i opozitës historike, e ka zakon ti referohet “qytetarit dixhital”, edhe kur del para kamerave, edhe kur lexon deklaratë shtypi, edhe kur del befas në mediat ë tij, edhe kur mban fjalime në Parlament, edhe kur akuzon dikë, madje edhe kur i referohet marrëdhënieve të tij me “mikun e vjetër Trump”.

Berisha mendon se shteti funksionon mbi fakte të servirura nga “qytetari dixhital” (apo letrat anonime), apo dhe policia, prokuroria dhe gjykatat duhet të punojnë vetëm në informacione të marra nga “qytetari dixhital”. Koncepti i liderit demokrat mbi “qytetarin dixhital”, po del mbi çdo logjikë juridike. Madje ka arritur deri atje sa ti thotë Altin Dumanit se “SPAK duhet të marrë seriozisht infot ë marra nga qytetari dixhital përmes celularit të tij”. Hajde të kam rixha, besoje Berishën apo dhe ndonjë historian tjetër që duke ju referuar “qytetarit dixhital”, na shkruan historitë për ngjarjet ë vitit 1944”. Kjo natyrisht është një lajthitje kolektive. Shteti nuk mund të ecë dhe funksionojë mbi info të sjellë nga persona të stisur, aq më tepër nga sms të servirura nga një kryetar partie, që e ka kthyer në normalitet publikimin e lajmeve që i vijnë nga “qytetari dixhital”.

Më thoni një shtet, një qeveri, një dikaster dhe strukturë në Europë, që funksionon mbi info të marra nga “qytetari dixhital”. Natyrisht kjo procedure njihet për raste të veçanta,  dhe shërbime të caktuara,kur vijnë  nga persona që njihen dhe paguhen nga shteti për informacione të tilla. Por kurrësesi shteti dhe dikasteri ligjor, nuk mund të bazohet mbi info dhe sms, për të nisur hetimin, apo dhe kryer arrestimin e një personi. Kjo histori, i takon një periudhe të kaluar, të cilën e lamë pas, qysh në 1992.

Asokohe me një informacion nga dikush, qoftë ky edhe aninom, mund të shkarkoheshe nga detyra, mund të arrestoheshe dhe dënoheshe për akuza të llojeve të ndryshe. Ishte kohë absurde. Por jo në demokraci, ku shteti punon dhe funksionon mbi baza ligjore, dhe ku akuza mbi çdo person ngrihet mbi fakte të pakontestueshme, dhe jo mbi sms celulari, dhe llafe kafenesh. Natyrisht, as institucionet ligjzbatuese dhe as strukturat e tjera shtetërore, nuk bazohen sot mbi  sms, dhe info celularësh, por e keqja është në faktin sepse, kjo “epidemi” ka prekur edhe shumicën e artikujshkruesve dhe opinionbërësve.

Madje po mbushen dhe trajtohen gjatë sms-të  dhe infot e “qytetarit dixhital”, edhe në bisedat  me të ftuarit në emisionet e mbrëmjes, në mjaft televizione, aq sa shpesh kthehen në qesharakë diskutantët e tyre. Po aq skandaloze bëhet situata, kur mbi info “dixhitale”, ka sot pseudo-historianë, që kanë nisur  të rishkruajnë mbi ndodhitë e Luftës Nacional-Çlirimtare, duke nxjerrë “heronj” ata që bashkëpunuan me pushtuesin.

dixhitalizimi

1 Komente

  1. M
    Martir cubi

    Po na thuaj ti Artur Ajaz Leshi a gjendet një shtet, një qeveri, një dikaster e strukturë në Europë, që në pikën më delikate të qeverisjes, ate te korrupsionit të vendos nje kukull elektrike si Diella Rama që pritet të shtojë numrin e qeverisësve me 8 te ngjashm te tjere? Na thuaj ti Artur Ajaz Leshi a gjendet një qeveri në Europë, që të ketë një kryeministër matrapaz, që për interesat e veta personale jep pjesë të territorit të votuar për ta administruar? Na thuaj ti Artur Ajaz Leshi a gjendet një kryeministër në Europë, që të tall sumn me popullin të cilit ia ka grabit votat dhe e zhvat çdo dite me taksa, tatime e pagesa superekstra per shkelje ligjore të bëra nga a personalisht, siç eshte rasti Beketi etj.etj?i Artur Ajaz Leshi mos mer persipr te avokatosh servilshem nje kryeminister qe do hyj ne historin e shqipnise njejt si Esat Pash Toptani e Ahmet Zogu qe se kishin per gje te jepnin copa te shqipnise per karrieren e vet. Artur hiq dor nga servilizmat qe i ben per me fitu no nji lmosh. Mshoi vendit qaty nElbason, nga me thone se je e jeton.

    Lini një Përgjigje