TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Tetor 2025, 10:26

7 pyetjet që socialistët nuk i bënë Altin Dumanit në Kuvend

Shkruar nga Adriatik Doci

7 pyetjet që socialistët nuk i bënë Altin Dumanit në

Çdo pyetje e pakicës parlamentare reflektonte hallin që ka me drejtësinë Kumbari i SHQUP-it, familja e tij dhe pjesërisht hallin e Ilir Metës, për të cilin kujtohet vetëm Tedi Blushi.

Ashtu si në Komisionin e Ligjeve, edhe raportimi i kreut të SPAK-ut Altin Dumani për veprimtarinë vjetore në Kuvend, u kthye në një seancë paradoksi ku 'baba' i pandehur për korrupsion dhe çunat i tij politikë mësynë prokurorin duke e sharë dhe i kërkuar llogari se pse i kishte i kishte marrë nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash.

Çdo pyetje e pakicës parlamentare reflektonte hallin që ka me drejtësinë Kumbari i SHQUP-it, familja e tij dhe pjesërisht hallin e Ilir Metës, për të cilin kujtohet vetëm Tedi Blushi.

Teksa pakica e shndërroi seancën raportuese në gjyq popullor ndaj përfaqësuesit të organit të akuzës, befasia qëndron tek socialistët, të cilët jo për të sëkëlldisur kundërshtarin, por për interesin më të lartë publik dhe në respekt të mandatit të përfaqësimit, duhet t'i drejtorin disa pyetje kreut të SPAK-ut Altin Dumani, madje t'ja shënonin si detyre shtëpi edhe në rezolutën që do të miratojë Kuvendi, bashkë me rekomendimet për vitin tjetër.

Pyetjet që socilialistët nuk i bënë Altin Dumanit;

-Në çfarë faze janë hetimet për 21 Janarin, ngjarje e pandëshkuar dhe e cila është konsideruar nga Gjykata e Strasburgut si krim shtetëror?

-Cili është fati i fraksionit hetimor për Gërdecin, për rolin e Shkëlzen Berishës si pronar i faktuar i biznesit të vdekjes?

-Ç'po ndodh me hetimin e kontratës 6 milionë USD dollarë të PD për heqjen e damkës nongrata Sali Berishës?

-Është i fakt i njohur që Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Për këtë shërbim Kalaj mori 6.8 milionë euro me çanta. Është konfirmuar që pas Nuel Kalajt qëndronte Shkëlzen Berisha si sekser në hije, por kryesor. Pse SPAK nuk regjistron procedim penal për këto fakte penale? Pse SPAK nuk heton se kush i pagoi 6.8 milionë euro dhe për çfarë shërbimi?

-Në çfarë faze janë hetimet për koncensionet e hemodializës dhe laboratorëve? A kanë arritur hetuesit të identifikojnë se ku kanë përfunduar paratë publike?

-A ka ndonjë plan SPAK-u për hapur dosjet e krimeve të pandëshkuara si zhdukja e Remi Hoxhës, urdhërat për bombardimin e disa qyteteve në Jug të vendit në 1997, përndjekjen e Hashim Thaçit dhe Adem Jasharit, vrasjen e Ilir Konushevcit dhe Hazir Gashit, grushti i shtetit në 14 shtator 1998?

-A do nisë një hetim SPAK për kompanitë që shfrytëzojnë prej dekadash pasuritë e Shqipërisë (naftë, krom, bakër, hekur, uji, pyje etj.), të cilat dalin çdo vit me humbje për të mos paguar taksa ose me fitime modeste, duke krijuar gropa korrupsioni miliarda euro dhe krime mjedisore të parikthyeshme?

4 Komente

  1. A
    Ani

    Djalë i zgjuar ky. Po dëgjojani fjalët o PS -ista.

    1. H
      Hallexhiu

      Pyetje shum te rendesishme por asnje sja ben vlla se jan me mut der ne gryke ,nuk merret dumani me keto se ska byth por merret me ne hallexhinjt qe kemi punu gjith jetes e skemi asnje bilanc negativ me nga 2 treqind puntore as tendera as investitor strategjik gjith jeta me krahet tona,kujtojn keta se do kaloj gjithcka pa u ndjer hajt ci qi ropt se popull jan .

      1. F
        Feti Dema

        "Sulmi është mbrojtja më e mirë"Kjo ishte strategjia e PD. "Për arsye taktike mund të mos bësh pyetje fare", këtë mesazh ju dha Z.Berishha grupit të PS. Mesazhi i koduar u kap. (Hapni kronikën dhe do ta konstatoni). Pas largimit nga parlamenti: Z.Dumani shkoi në SPAK, apo për të pushuar?

        1. J
          Juristi

          Dumani eshtë njeri hero që ju futi të dridhurat bandave politikanet. Të gjith ranë në gjuj para ti

          Lini një Përgjigje