TAGS-AT E JAVËS

Forum19 Mars 2025, 13:28

Pse Vuçiç është alarmuar nga aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Pse Vuçiç është alarmuar nga aleanca ushtarake

Në këtë luftë çlirimtare të Kosovës, NATO ka bombarduar Beogradin. E ka harruar presidenti fantazmë Vuçiç këtë luftë?!

Aleanca e mbrojtjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci ka shqetësuar deri në ekstrem Serbinë.

Pse e ka këtë histeri injorante dhe primitive presidenti i Serbisë Vuçiç dhe politika e Serbisë kundër një marrëveshjeje ushtarake të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor?

Sepse janë ende primitivë drejtuesit politik të Beogradit.

Gjithçka është e qartë.

Kjo tregon se aleanca Shqipëri-Kosovë-Kroaci i ka hequr dhe zbuluar Serbisë çdo mendim të fshehtë që mund të ketë pasur për Kosovën.

Kosova tani ka aleancë mbrojtëse me dy shtete të NATO- s, domëthënë juridikisht Kosova është në mbrojtje me ombrellën ushtarake të NATO- s.

Por fakti që Beogradi politik sot tregoi se është prekur me një tension të brendshëm nga kjo aleancë, kuptohet se, në programin e fshehtë primitiv të saj, Serbia ka luftën pushtuese kundrejt Kosovës.

Por aleanca ushtarake Shqipëri - Kroaci - Kosovë, siç duket ia ka djegur Serbisë ndër duar këtë kartë.

Të paktën, këtë të jep të kuptuar ky tension absurd që ka ngritur alarmin e Aleksandër Vuçiçit kundër kësaj aleance.

Serbët vuajnë ende nga sindromi shekullor i pushtuesit, dhe këtë e provuan edhe sot me tensionin e tyre primitiv për aleancën Shqipëri-Kroaci-Kosovë.

Por tani dihet si fakt historik që Serbinë shqiptarët e Kosovës e kanë mundur në luftë, dhe pavarësia e Kosovës ka ardhur nga një lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me mbështetjen edhe të NATO-s, kundër Jugosllavisë.

Në këtë luftë çlirimtare të Kosovës, NATO ka bombarduar Beogradin.

E ka harruar presidenti fantazmë Vuçiç këtë luftë?!

Dhe prandaj, përmendja e këtij fakti historik, që Vuçiç është një i mundur në luftë, i jep fund çdo diskutimi dhe çdo përpjekjeje të Serbisë për të ringjallur një pushtues të vdekur, të cilin shqiprarët e Kosovës e kanë vrarë me luftë heroike, në vitin 2008.

Prandaj aksioma historike që duhet përmendur për këtë rast, është kjo:

I vdekuri i mundur në një luftë çlirimtare, nuk ka kurrë mundësi që të ringjallet!

Lini një Përgjigje

Forum