
Koha është e shqiptarëve dhe shqiptarët duhet të jenë të bashkuar për një qëllim të përbashkët, kudo ku ata janë.
Politika amerikane deklaroi: Institucionet e Kosovës në Veri, janë plotësisht të ligjshme.
Dhe kjo pritej.
Ky është një Sukses i madh, por kuptohet që Kurti nuk ka qenë pa një instruksion nga aleati i madh.
Ose, pastaj, vetkuptohet që Kurti e njeh mirë politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor.
Sukseset e Arbërisë moderne po vijojnë.
Dhe koha po kërkon hapa të tjerë drejt albanizimit të madh me anë të shqiptarisë.
Koha është e shqiptarëve dhe shqiptarët duhet të jenë të bashkuar për një qëllim të përbashkët, kudo ku ata janë.
Gjuha shqipe, me shenjtërinë e saj, pasi shpëtoi Shqipërinë në vitin 1912-1913, erdhi dhe ngjalli atdhetarisht të gjithë shqiptarinë, e cila sot ka dy shtete. Por, janë edhe dy të tjerë po në këtë rrugë: Maqedonia dhe Çamëria.
Prandaj sot, është mëse aktuale poezia e famshme e Ndre Mjedës
...Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon...
Lini një Përgjigje