TAGS-AT E JAVËS

Forum19 Tetor 2024, 13:52

Rama me trashëgimi shkencore, kandidat për reumatizmën...

Shkruar nga Basir Çollaku

Rama me trashëgimi shkencore, kandidat për reumatizmën...

Me sa duket këtë studim do të ketë Rama në kujtesë teksa përpiqet të bëhet vetë kryeakademik shkencash.

Duket se lajthitjen, sevdanë popullore e fluturake, me shkencën Rama e ka trashëgimi nga dajat. Kur rrëfen sakrificat si sfida shkencore. Është një dalldi gjenetike mbase.

Një miku im më rrëfen një histori të vërtetë të viteve ‘80. Diku në vitin ‘83, daja Spiro Koleka mendonte se kishte dijet e duhura për tu bërë shkencëtar. Dhe kështu troket në zyrën e ministrit të Shëndetësisë.

Me vete kishte marrë një "studim" të thelluar prej afro 30 faqesh.

Ia vë përpara në tryezë ministrit

Çfarë është kjo e pyet ai me mirësjellje?

Ky është një studim se si të shërohet reumatizma!

E si na u bëka kjo e pyet ministri?

Ja të shkosh në plazh në Dhërmi të mbulosh trupin me gurë të ngrohtë, mjaftojnë disa ditë ta bësh këtë dhe shërohesh. Ndaj duhet të më bësh kandidat shkencash, studimin e ke gati..

Kjo gjë nuk ndodh kështu shoku Spiro ia kthen ministri. Duhet të atashohesh në një nga katedrat shkencës përkatëse, të japin ata vlerësimin e tyre. Ka një rrugëtim studimor e shkencor pastaj vjen kandidimi..

Po ku marrin vesh ata bërtet Spiro. Unë e kam të provuar mbi trupin tim dhe të fshatarëve të mi. E kam të sigurtë. Kështu ndodh. Zgjati disa ditë këmbëngulja e dajë Kolekës, sa hoqi picir ministri t’i bëjë dalje "kandidatit" shkencor të gurëve. Me sa duket këtë studim do të ketë Rama në kujtesë teksa përpiqet të bëhet vetë kryeakademik shkencash.

Lini një Përgjigje