
Po politika amerikane e di ndërkohe që bota shqiptare në Gadishullin Ilirik është forcë pro-amerikane që e rrit shumë fuqinë gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara në konfrontim me Rusinë?
Ka ardhur koha historike që të pyesim: A do të bashkohemi dot ne shqiqtarët në një shtet të vetëm?
Sepse shqiptarët, të shpërndarë nga Fuqitë e Mëdha në fillim të shekullit të XX, sot kanë arritur shifrën në dhjetë milionë.
Po interesi historik ndërkombëtar që ka qenë kundër shqiptarisë, a ka ndryshuar tani që po kuptohet qartë aleanca shqiptaro - amerikane?
I.
Ky bashkim i shqiptarëve në Gadushullin Ilirik që po pritet të ndodhë, do të sjellë shpejt kohën që shqiptaria të fillojë ecjen e vet në një fakt historik, drejt historisë së saj të vërtetë. Atë histori të shqiptarisë të cilën hordhitë pushtuese, në dy shekuj rresht, kanë bërë çmos që ta arrijnë me asimilim.
Por, a mund të asimilohshin dot shqiptarët në Gadishullin e vet historik, ku ata kanë jetuar në mbi 3000 mijë vite rresht?
Dhe nuk e bënë dot.
Dhe tani, koha e shqiptarisë ka ardhur.
Janë tre shtete shqiqtare sot në Ballkan. Por ende ne shqiptarët nuk kemi një doktrinë të bashkimit gjithëshqiptar. Kjo sepse ish pushtuesit tanë bëjnë bashkërisht çmos në një luftë të fshehtë kundër shqiptarisë.
Por asgjë nuk do të mund të bëjnë dot.
Sepse...
Janë dy shtete shqiptare të pavarur sot në këtë zonë gjeografike: Shqipëria dhe Kosova.
Por është edhe Maqedonia e Veriut që, në thelbin e vet etnik, një shtet shqiptar është.
Në realitet Maqedonia e Veriut është sot një shtet shqiptaro-bullgar, sepse kështu i kanë shpërndarë shqiptatët nëpër katër shtete sllave. Dhe është kjo shpërndarje antihistorike që autoktonët e Gadishullit Ilirik, shqiptarët, sllavët janë munduar që t'i shpërbënin deri në asimilim.
Por nuk ia arritën dot...
II.
Prandaj, ja, sot, gjithçka ka ardhur tek Arbëria moderne që po kërkon të shtrihet në hapësirën e vet historike, sepse tani shqiptaria i ka mundur të gjithë armiqtë e saj shekullorë.
Kjo është tani një e vërtetë historike.
Janë dy shtete shqiptare sot në Gadishullin Ilirik, Kosova dhe Shqipëria. Por ne sot ende nuk e kemi një marrëveshje juridike për zhvillim të përbashkët kombëtar, në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Dhe kjo marrëveshje duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Po politika amerikane e di ndërkohe që bota shqiptare në Gadishullin Ilirik është forcë pro-amerikane që e rrit shumë fuqinë gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara në konfrontim me Rusinë?
Sigurisht që e di.
Aleanca e shqiptarëve të bashkuar drejt Amerikës është sot një risi politike në rrafshin e politikës ndërkombëtare.
Kjo është e vërteta e kësaj kohe, e cila sot ka dhënë shenja të plota që Shqipëria po armatoset me armë të fuqisë moderne, nga ana e Shteteve të Bashkuara.
Dhe ky aktualitet po kuptohet se do ta ndryshojë kohen e vet drejt forcimit të Shqipërisë dhe Kosovës.
III.
Pozita gjegrafike e Shqipërisë, e Kosovës, dhe e të shtatë milionë shqiptarëve që janë sot në Gadushullin Ilirik, ka filluar të spikasë me forcë në historinë që po vjen: acarimi i situatës ndërkombëtare si pasojë e luftrave në Iran e në Siri, po e shtyn kohën e sotme drejt forcimit historik të dy shteteve shqiptare.
Na duhet të theksojmë se Serbisë tani i është marrë Kosova, e cila sot është një shtet i pavarur shqiptar.
Po shqiptarët e Maqedonisë së Veriut?
Edhe këta po kuptohet se janë të llogaritur në këtë aleancë.
Por, mos do të thotë kjo që shpejt do të shohim edhe një shtet të tretë shqiptar në Gadishullin Ilirik?
Shenjat janë që edhe Maqedonia e Veriut mund të ndahet midis Kosovës, për një milionë shqiptarët e Maqedonisë, dhe Bullgarisë për mjë milionë bullgarët aktualë të Maqedonisë së Veriut.
Ja...
Kjo është koha e sotme historike që po vjen për të dhjetë milionë shqiprarët e shpërndarë me ligësi historike nga fuqitë e Mëdha në fillimin e Shekullit të XX.
Dhe ne shqiptarët po e presim, por të gjithëve bashkë, pikërisht për këtë, na duhet që të jemi të përgatitur.
Lini një Përgjigje