
Siç njëri sot, që del ekran e ekran e tha që dhuna nuk është zgjidhje, por dhunën më të madhe e ka bërë kjo mazhorancë që dhunoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën.
Një ditë më parë, në Euronews Albania, u dha seria e një morie sondazhesh që pritet të publikohen periodikisht, si traditë edhe nga televizione të tjera.
Të cilat deri në zgjedhje do të masin perceptimin e një damari popullor në lidhje me politikën.
E ky damar popullor, vijon të shikojë me vijë të kuqe, si Sali Berishën, si Ilir Metën, si Lulzim Bashën. Që do të thotë që mendimi negativ për këto liderë të opozitës sot shkon përtej kufirit të 60%.
Çfarë do të thotë kjo? Që një pjesë e madhe e votuesve të rregullt opozitarë, kanë një perceptim negativ. Ndërkohë pjesa tjetër nuk se i mendon pozitivisht.
Vija e kuqe është thuajse konstante për Sali Berishën dhe Ilir Metën, në të gjitha sondazhet që publikohen nga televizionet në vend. Dhe kjo vijë, nuk ndryshon për gjithë vitin 2024. Nga ato që doli në barometrin e publikuar në Euronews, Sali Berisha ka rekuperuar 2 pikë nga janari në perceptimin negative. Pra nga 68 pikë ca ka shkuar në 66 pikë ca. Që sipas gjasave është marzhi i gabimit i njerëzve që nuk duan të shprehen. Kjo është realisht çështja e të gjitha meseleve që na dalin ditë për ditë e natë për natë në panelet seri me të ftuar special si njohës, analistë, politologë e të tjera me radhë.
E gjitha kjo është kyeçështja e të gjithë ngërçit politik të opozitës. E cila jo vetëm nuk avancon, por humb çdo ditë, e çdo zgjedhje nga një pjesë të votuesve të saj. Në çdo vend normal, siç edhe kemi parë, kjo sirenë alarmi çon në një ndryshim thelbësor të lidershipit, konceptit, përbërjes, programit, statutit, taktikave, strategjisë, marketingut, mënyrës së si sillet me shoqërinë.
Por tek ne, kjo pakicë, e cila e di shumë më mirë se televizionet se sa e ka takatin politik, sepse zotëron burime super të fuqishme financiare dhe njerëzore për ta matur atë, kërkon të përdorë teorinë e imponimit.
Një teori, e cila ka qenë e vetmja gozhdë në të cilën Sali Berisha ka varur gozhdën sa herë është rrëzuar. Në të vërtetë nuk është vetëm një koncept shqiptar, pasi kemi parë që shumë organizata të dhunshme, ekstremiste e terroriste, përdorin luftën si mjet politik e diplomatik.
Sepse doktori dhe njerëzit rreth tij që i hartojnë strategjitë, që sipas gjasave është vetëm doktori; e kanë idenë fikse te “strategjia e tensionit”. E përdorur në shumë vende, por që pati një impakt shumë të fortë në Italinë fqinje në vitet 70, kur me akte dhune e terrori, u arrit që politika të shkojë në qendër drejt një zgjidhje të asaj që quhej “kompromisi historik”. Pra një qetësim i palëve dhe një qeverisje të komunistëve të Enrico Berlinguerit, socialistëve e katolikëve të majtë në Partinë Demokristiane.
Berlinguer i lidhi pipëzat me kreun e demokristianëve Aldo Moron dhe bënë gati planin. Por një plan i gjatë dhune, që pati një lidhje të afërt me institucionet e shërbimet sekrete çoi në katastrofa e akte terroriste deri në marrjen peng e vrasjen e Aldo Moros.
Ka shumë teori konspirative. Disa thonë amerikanët, disa thonë sovjetikët, por krimin e bëri një organizatë e dhunshme, e cila dhunën së pari e kishte teori si Brigade Rosse.
Të cilët, çdo zë liberal brenda komunistëve e sulmonin, akuzonin, madje edhe dhunonin që të mos lënë të tjerë zëra të dalin mbi ujë.
Të njëjtën shikojmë sot, kur opinionistë më të qetë të opozitës mundohen të kontestojnë dhunën barbare me zjarr e molotov, sulmohen. Dhe ç’ndodh pastaj, tërhiqen e ndryshojnë mendje. Siç njëri sot, që del ekran e ekran e tha që dhuna nuk është zgjidhje, por dhunën më të madhe e ka bërë kjo mazhorancë që dhunoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën.
Kur realiteti ishte se kjo mazhorancë mori vendim që të mos votojë siç do Gjykata Kushtetuese, e cila nëse do mund të marrë një vendim vetë për Olta Xhaçkën, siç e kanë marrë gjyqtarët e saj në vitet pasardhëse. Mazhoranca, ka çuar këtë çështje në Komisionin e Venecias, siç Berisha e Meta çuan vettingun në Venecia.
Ndërkaq, ka analistë të tjerë pranë opozitës që i thonë troç asaj që po ndodh në oborrin e molotovëve dhe asnjë nuk i bën presion se e di që është mendimi i tij.
Dhuna ka thjesht synimin e krijimit të një “Gaze” apo “Cisjordanie” politike për ta qeverisur siç duan vetë. E në momentin e duhur të gjejnë aleancat e paratë për raketa e ndërtuar tunele. Për të nisur luftën.
Lini një Përgjigje