
Ministrat vjedhin në emrin e Albin Kurtit, teksa ky e shfrytëzon pushtetin të bindë botën, e sidomos Vuçiçin, se është i mençur, sa ai.
Është mashkull, aspak nuk po i ka hije.
Është kryeministër i një populli të masakruar nga shteti serb, i popullit më të varfër dhe më të pashpresë në Evropë... e gjithë ditën e lume i buzëqesh, i flet serbisht dhe e izazivatë Aleksandër Vuçiçin.
Pse?
Çka është për të qeshur këtu?
Me kë po qesh?
Me të zhdukurit?
Me viktimat shqiptare?
Me fëmijët e vrarë që nuk ishe i zoti një përmendore t'ua përkushtosh...e jep miliona për projekte fantazmë të kulturës!
Në emër të kujt po zgërdhihesh!
Qysh zgërdhihet burri serioz?
Çka do të thotë kjo vetëkënaqësi!
Ëndrra e Albin Kurtit është identike si e Rexhep
Qosjen që t'i bindë serbët se është i mençur sa ata...jo më i mençur se ata.
Gjynah të vjen prej Qosjes duke i thënë 'me libër' kryetarit të Akademisë serbe se 's'ke çare pa ma pranuar se edhe unë jam intelektual - si ti.
Pastaj, koha dëshmoi a u kënaq kush me shkrimet e tij neveritëse dhe mendjemëdha!
Albin Kurti u lazdrua aq shumë sa sot tregoi se ia ka ofruar Vuçiçit një yrnek të Asociacionit.
Po tregoi se ka qenë shumë bujar me të.
Po, mund të jetë bujar me pasurinë e tij, por jo me tokën e Kosovës... në politikë nuk përdoret termi 'bujar - zemërgjërë'.
Ky, ka shkel n'fërkem të...
Sot tha që dje u dasht të bëhet Asociacioni.
Kaq nuk po i pritet...
Koha e dëshmoi se nuk është kundër Asociacionit, por ishte kundër që Asociacionin ta bënte dikush tjetër.
Albin Kurti po sillet si gilipter i Serbisë!
Marre.
Departamenti Amerikan i Shtetit tregoi sot se qeveria e tij është e korruptuar.
E dimë.
Ministrat vjedhin në emrin e Albin Kurtit, teksa ky e shfrytëzon pushtetin të bindë botën, e sidomos Vuçiçin, se është i mençur, sa ai.
Mosni kështu!
A e ka dikënd mbi këtë tokë, që i thotë se s'është mirë kështu!
Sjelljet e tij nuk janë normale!
Kalimi i tij nga një ekstrem në tjetrin nuk është mirë.
Kosova po udhëhiqet nga një njeri i kompleksuar me probleme të thella dhe me dy a më shumë personalitete.
Është një çrregullim në pyetje!
Nuk bëhet cinizëm me marrëveshje!
Nuk bëhet ironi me të ardhmen!
Nuk flitet me armikun duke u qaraveshur.
Na duhet një njeri serioz që nuk zgërdhihet orë e çast, pa asnjë arsye!
Nuk i lihen financat një injornati të papërvojë që në ditë i humbin nga trusti 60 milionë euro dhe nuk jep përgjegjësi!
Na varfëruan.
Na tretën.
Na e shkatërruan vendin.
Çfarë qeverie është kjo, që ua nxin jetën shqiptarëve!
Që për shqiptarët është masë e dhunshme, e serbët i lutë ta pranojnë se 'edhe ky është i mençur sa serbët, anipse shqiptar'!
Qysh s'i vjen turp, u jep paga pa punuar paramilitarëve serbë të 'Rojave të Urës', e ndaj shqiptarëve zbaton masa të dhunshme, përndjekje e frikësim.
P.S. S'ka arritur reciprocitet as në buzëqeshje - Vuçiçi nuk po ia kthen buzëqeshjen me buzëqeshje!
Lini një Përgjigje