TAGS-AT E JAVËS

Forum21 Mars 2023, 19:30

Nëse Shkodra nuk voton Benet Becin, do mbetet në stoicizmin moçalor që e ka kapluar

Shkruar nga Frederik Ndoci

Nëse Shkodra nuk voton Benet Becin, do mbetet në stoicizmin

Korrupsioni nuk mund të vlerësohet vetëm nga opozita. USA e ka një arsye që jep urdhra për shpallje “non grata”.

Gjithçka me perspektivë pozitive në shumanshmëri. Shkodra dhe njerëzit që kanë të drejtën e votës, nëse nuk e votojnë Benet Becin, nuk fitojnë asgjë në stoicizmin moçalor që e ka kapluar.

Zgjuarsia është të jesh i zgjuar dhe të kuptosh se çfarë humb kur nuk ke çfarë humb më shumë që dëshirat për të kundërshtuar të ardhmen tande barazohen me krenarinë don kishoteske të stoicizmit me kenë komunist i ndershëm dhe komunist stoik.

Me sa di un Rama, nuk ka kenë komunist pavarësisht se sot është lideri i një grupi që ndryshon nga grupi që mendon se ish- komunisti (që shpartalloi PD-në dhe tashmë i shpartalluar) që kur iu ba thirrja, lëshoi përdhe teserën vetëm kur i bëri thirrje partia dhe jo se ia tha mendja dhe zemra ndonjëherë, ai s’do ta bënte kurrë po të mos i jepte urdhër Ramizi.

Korrupsioni nuk mund të vlerësohet vetëm nga opozita. USA e ka një arsye që jep urdhra për shpallje “non grata”. Unë dua ma shumë Shkodrën se sa gjithë grupet politike. Sot për sot vlerësoj grupin që Shkodra nuk e pat shans (që prej viteve 1990) me e kuptu se si do të lulëzonte nëse dikush do ta shpjegonte se çfarë është rotacioni i domosdoshëm demokratik dhe se këmbëngulja e një grupi njerëzish për me kenë qytet PD-ist, bën që sot të krahasohet Shkodra nga ana e zhvillimit për 30 vjet, me Gramshin ose me Rrëshenin, që janë sa një lagje e Shkodrës.

As nuk ma ndjen që gjysma e shkodranëve, përfshi edhe babën tem që asht i sëmurë me sëmundjen patalogjike militant- vazhdimësi e luftës së klasave, do më kritikojnë.

Unë due vendlindjen dhe kushdo që ka dëshira që të bëjë diçka ma shumë se tërë vitet opozitë që arriti zhvillimi mikroskopik që bani Shkodra dhe individi me buxhetin e vet personal, imagjino të kishte mbështetje si Vlora, si Durresi, si Korça etj.

Merrni dhe krahasoni Kavajën demokrate dhe Kavajën e zhvilluar tash 10 vite që provoi rotacionin demokratik. Në emër të ardhmërisë për Shkodrën. (Marrë nga Facebooku i këngëtarit)

frederik ndoci benet beci shkodra zgjedhje

Lini një Përgjigje

Forum