
Të kanë dalë nga kontrolli apo po të afrohet tek “tepsia” jote?
Duke parë këtë video po mendoj se kush i arrestoi të gjithë funksionarët publikë dhe pse është mërzitur kaq shumë Rama me arrestimin e fundit?
Rama deklaron që reformën në drejtësi pra një veting qelbanikësh, struktura false dhe të pështira që gjoja drejtojnë dhe kontrollojnë drejtësinë si ILD, KLGJ, KLP si dhe organet e reja si SPAK, BKH, GJKKO i ka ndërtuar Partia Socialiste, Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe i “dërguari” nga Amerika Noc Rroku (besoj që Noc Rroku duhet t’i thotë ish-ambasadorëve Donald Lu, Yuri Kimetes dhe McGonigalit).
Pra kujt po i hakërrehesh si gjel Peqini këto 3 ditë mor ortaku i Noc Rrokut?
Të kanë dalë nga kontrolli apo po të afrohet tek “tepsia” jote?
Kanë ndryshuar “sjellje” këta që do realizonin pandëshkueshmërinë apo ju ka ndryshuar “padroni” e nuk marrin më urdhra nga një gjel fushe si Blinkeni?
Apo mendon se t’i kanë “blerë” kundërshtarët?
Populli thotë: Çdo gjë që bën në këtë jetë e bën për vete.
Tani kakaris sa të duash por deri në vitin 2028 këta që gatove ti, Xhafaj dhe Noc Rroku aty do t’i kesh derisa të të japin Rrok Nocin.
Lini një Përgjigje