TAGS-AT E JAVËS

Forum11 Shkurt 2025, 21:27

Pse Donald Trump po mënjanon filorusin Grenell?!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Pse Donald Trump po mënjanon filorusin Grenell?!

Sado para që të fitojë Grenell në atë qëndër, ai u largua sepse, siç duket shërbimi i ka vërtetuar Trump-it se Grenell është nën influencën e Rusisë.

Presidenti Donald Trump ka emëruar Richard Grenell-in si Drejtor Ekzekutiv të Përkohshëm të Qendrës për Artet Skenike John F. Kennedy në Uashington.

Çfarëdo lloj posti që të ketë ky drejtor, ai nuk ka lidhje me politikën, por me kulturën dhe artin.

Kujtojmë se Grenell ka mbajtur disa poste gjatë mandatit të parë të Trump: ai ka qenë ambasador në Gjermani, ka qenë drejtor i inteligjencës kombëtare CIA, dhe të dërguarin special për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.

Në dialogun Kosovë Serbi, Grenell ishte hapur me Serbinë.

A thua se dhe Trump me kast, pikërisht për këtë e dërgoi. Se edhe Trump në Rusi i ka investimet me miliarda. Po pse u tërhoq Trump?

Sepse për interesin e Amerikës, presidentëve u është bërë gjithmonë impiçment në Kongresin Amerikan, për t'i shkarkuar.

Sado para që të fitojë Grenell në atë qëndër, ai u largua sepse, siç duket shërbimi i ka vërtetuar Trump-it se Grenell është nën influencën e Rusisë.

Diçka po ndodh. Sepse edhe vetë Trump, dihet tani se sytë nga Rusia i ka pasur. Por që në ditët e para, ai u treguar i tërhequr nga Rusia.

Atëherë?

Duhet të presim për ta parë më qartë degradimin e Richard Grenell, por edhe udhëtimin politik të Trump-it.

Koha nuk ekziston pa mendjen, mendja nuk vlen pa mendimin, dhe mendim krijon vlerë me anë të gjykimit

Dhe duhet të theksojmë se gjykimi profesional i FBI dhe CIA është në një nivel shumë të lartë shkencor.

Prandaj, pikërisht për këtë:

Të shohim si do vijojë kjo çështje në raportin SHBA  - Rusi!!!

Lini një Përgjigje