
Opozita po bën betejën e saj për të drejta kushtetuese, të drejta këto që po nëpërkëmben dhe shtypen me thundra gardistësh. Sot me një akt të paprecedentë kjo mazhorancë kaq e akuzuar e kaq e venitur, me një akt të pashembullt votoi për asgjesimin e Opozitës në Parlament.
Prej tre muajsh Parlamenti i Shqipërisë ka humbur normalitetin, sot ai la pas shpinë edhe dinjitetin.
Kuvendi nuk është pronë e Partisë socialiste, as e pushtetit as e gardës së Republikes por Institucioni më i lartë i saj shprehje e vullnetit qytetar. Sot për një kohë të gjatë edhe pse Zevendes Kryetar i Kuvendit perfaqesues i Opozites nuk u lejova të futem në ambientet e mia të punes, dhe si unë shumë deputet të tjerë të opozites ndonëse ndaj nesh nuk kishte asnjë masë ndëshkuese. Gandist e rugovian prej natyre kam mbeshtetur kauzen e opozites pa qënë protagonist i dalluar i saj. Sot deputetët u ndanë të kategorisë superiore dhe inferiore. Nuk është çudi që një ditë të na kerkojnë qendisma dalluese e diskriminuese.
Garda kujdesej me një gjuhe shenjash ti udhëhiqte kolegët socialist të hynin në katër dyert anësore duke bërë ndarjen “tanët” dhe “ata”.
Për ata që nuk e dinë “gardat pretorianë” ruanin nderin e shteteve ndërsa garda politike po e çnderon shtetin. Gramoz i gardës mësoje këtë nëse të mbetet pak kohë nga tenderat.
Shtetet ndertohen mbi trashigimitë. Një ditë asnjëri prej nesh nuk do të jetë, do të jetë larguar siç e thoshte motit socialisti, Dritero Agolli, por çfarë lëmë pas? Ai la libra dhe kollen e tij të thatë dhe shembullin që virtyti triumfon mbi partinë. Ne çfarë lëmë? Dhunim të më të dobtit? Pervetesim të shtetit, ideologjizim të administrates, nënshtrim pa kushte ndaj barkut e të prapanicave. Qyqarët , servilet, hajdutet, injorantet po e pickojnë adn-në e Kushtetutes aq shumë sa ajo duket tashmë si një xhybe e dalë boje rrëze një ferre.
Opozita po bën betejën e saj për të drejta kushtetuese, të drejta këto që po nëperkemben dhe shtypen me thundra gardistesh. Sot me një akt të papreçedente kjo mazhorancë kaq e akuzuar e kaq e venitur, me një akt tẽ pashembullt votoi për asgjesimin e Opozites nẽ Parlament. Rregullorja e votuar sot praktikisht tenton thyerjen e Opozites. Do doja që sallen e kuvendit ta shfrytezoja per dimensionin e fjales dhe argumentit, por fjala pa garanci kushtetuese është fasadë. Protesta kerkon normalitet ndersa “normaliteti” pa rregulla është xhungel.
Ambasada e SHBA-ve, e Anglisë, ato të BE duhet ti vinë në ndihmë jo Opozites por Shqiperisë qe ajo të mos humbasë standartet demokratike, të drejtat kushtetuese. Konceptim e opozites prej tyre e fituam. Me ta duhet ta mbrojmë. Ne jemi në Nato dhe aspirojme BE-në me të drejta të plota. Nuk mund të rrimë aty dhe as të shkojme atje me një opozitë jashtë ligjit. Opozita dhe opozitarizmi nuk janë çeshtje individuale, janë shumë me teper se kaq janë thelb i demokracisë, ambasadoret e nderuar po bëhen deshmitarë të një vdekjeje të paralajmeruar.
Shumë gazetarë pyesin, qytetarë gjithashtu, hë çdo bëni tani, po më pas, me një kersheri feminore në raportime premtimet e patetikes politike. E kam një pergjigje per të gjithe, kudo ka ndodhur, në Shqiperi shumë më teper që arsyeja është mbytur nga forca ndersa kujtimi i së drejtes na ka dhënë forcë të ngrihemi në vitin 1990.
Perseri mund të ndodhe e perseri mund të gremisemi. I kujtoj Kryeministrit të vëndit Edi Rames një sërë artikujsh që ai botonte tek gazeta “Koha jonë” në vitet 1992-97 në kerkim të një demokracie liberale, të rregullave demokratike, kunder depersonalizimit të politikes dhe dominimit të individit dhe jam i sigurtë që nëse e bën, nese aso kohe ishte i vertete dhe ne paqe me veten, do ta thyente pasqyren e kesaj dite të shemtuar, do ta griste portretin e dhunes gardiste, rregulloren që asgjeson opoziten. Po Kryeministri duket s'ka kohë ti rikthehet vetvetes. Deputetet e Kosoves votuan kunder atonomisë së tyre ne vitin 1990 por ishin të rrethuar nga tanket e Milosheviçet. E korigjuan në Kaçanik sa gjeten pak liri po keta tonet sot pse votuan kunder vetvetes, kunder pluralizmit dhe të një Shqiperie normale. Kjo është verberi do thoshte Saramango.
Lini një Përgjigje