TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Dhjetor 2023, 12:13

SPAK i dashur kush të shan të do!

Shkruar nga Mariela Stefanllari

SPAK i dashur kush të shan të do!

SPAK i çon Parlamentit që t'i japë një autorizim për Berishën, për një vendim të dytë përkundrejt tij, meqë ishte nul vendimi i parë që i dërguan Berishës, por që nuk e mori në fakt, se nuk e gjetën.

Ndaj po ja shpërblen SPAK-u Berishës, duke i ardhur në ndihmë, por njerëzve ua servir nderin ndaj Berishës, si qeder. Taktika këto të nevojshme, sepse duhet mbajtur me opium PS-ja dhe "gjiganti".

SPAK i çon Parlamentit që t'i japë një autorizim për Berishën, për një vendim të dytë përkundrejt tij, meqë ishte nul vendimi i parë që i dërguan Berishës, por që nuk e mori në fakt, se nuk e gjetën.

Parlamenti do të votojë për t'i dhënë fuqi një vendimi të mëparshëm, antikushtetues, për të cilin nuk ka dhënë mendim dhe vendim me votë? Si mund të ndodhë kjo? Ka deputet që mund të votojë për këtë?

SPAK-u për një kërkesë detyrim paraqitje drejtuar një deputeti, nuk e kalon nga parlamenti për autorizim, siç parashikon Kushtetuta.

Berisha, si deputet nga ana tjetër, as nuk iu bind këtij urdhri, as nuk e zbatoi, por e përbuzi, e injoroi dhe e procedoi në organet përkatëse.

Nëse ky vendim ishte i ligjshëm dhe mbarte potencë dhe peshë ligjore, duhet të kishte dhe një formë detyrimi ndaj individit për ekzekutim. Por jo, nuk ndodhi asgjë!

SPAK, vendos tani t'i drejtohet Parlamentit për të ashpërsuar kërkesë e parë të tij, me një kërkesë të dytë, por që për të parën parlamenti nuk ka dhënë mendim, mes votës.

Nul kërkesa dmth. Ngërç SPAKist (mesa do të shikojmë në ditët në vijim).

Epo ka ndihmë më të madhe sesa kjo për Berishën?! Hë, më thoni?

Pse nuk e dinte SPAK që duhej t'i drejtohej Parlamentit që në kërkesën e parë?

Sigurisht që e dinte, por nuk e bëri.

Sepse kjo ishe loja more, haha!

Tani konsulenca dhe asistenca ligjore e Berishës do e rrëzojë këtë kërkesë dhe nuk do të ketë këllqe asnjë deputet ta votojë, në të kundërt, deputetët shkelin ligjet, rregullat, kushtetutën, që vetë i kanë hartuar, përpiluar, aprovuar, votuar.

Dhe kështu erdhi SPAK-u mes nesh, që teksa bën nder, na e paraqit si qeder.

Dhe teksa bën qeder, e servir si nder.

Një vend nga lozhat dhe sehir tani, se do ketë qyfyre. Ka filluar dhe është bërë ndeshja interesante, derby.

Do shkojë me penallti më duket.

SPAK i dashur kush të shan të do!

spak sali berisha

Lini një Përgjigje

Forum