TAGS-AT E JAVËS

Forum25 Mars 2025, 19:13

Për çdo mandat nga një zanat...

Shkruar nga Klodian Tomorri

Për çdo mandat nga një zanat...

Mandati i katërt na duhet për të luftuar bufet e kënetës dhe për të bërë videoçatë me Lulin si Hekri i Portokallisë.

Në mandatin e parë i zgjidhëm Shqipërisë problemin e rëndë të plehrave. Shpallëm gjendjen e jashtëzakonshme, ndërtuam inceneratorë të dukshëm dhe të padukshëm. Pas kësaj, pasi i ndërtuam, eliminuam të gjithë punëtorët njësoj si El Chapo që vriste punëtorët që i hapnin tunelet e drogës.
Këtu, disa u arratisën, disa të tjerë i mbyllëm në burgje. Domethënë, futëm macën që kapi minjtë tanë dhe e bëmë këtë punë.

Mandatin e dytë e deshëm për t’i dhënë fund korrupsionit. Për këtë na duhej timoni dhe tepsia vetëm. Se ishin këta të LSI-së që vidhnin shumë dhe nuk luftohej dot korrupsioni me këta në qeveri.
E morëm tepsinë të gjithë vetë dhe ja treguam vendin edhe korrupsionit. Ikën vjedhjet. Mos qeshni këtu. Të gjitha këto arrestimet e SPAK janë të mandatit të parë. Deri tani s’ka asnjë arrestim për mandatin e dytë.

Tani nuk ka arrestime se nuk ka pasur vjedhje apo se nuk ka filluar akoma SPAK-u me mandatin e dytë, këtë nuk e kemi akoma të qartë. Por nejse.Mandati i tretë duhej që të zgjidhnim problemin e ujit 24 orë dhe infrastrukturës për Shqipërinë 2030.

Investime të mëdha anekënd Shqipërisë në ujësjellës dhe koncesione rrugësh në çdo cep. Turizëm i madh, e kështu me radhë.

Për mandatin e katërt nuk kemi çfarë të themi më. Spitalet, rrugët, ujin i zgjidhëm në këto mandatet e kaluara dhe nuk i premtojmë dot më.

Ndaj, mandati i katërt na duhet për të luftuar bufet e kënetës dhe për të bërë videoçatë me Lulin si Hekri i Portokallisë.

Ho, me dak, ca boneeee? Ku je mer Lul se ta ngul.

-O Ramë, na zgjove na gjumi mer dak. Jena këtu, ka lagja e vjetër. Ku i ke shokët mer Ramë? O me ku i ke shokët? Me këmishë notë apo me këmishë me vija? 7 herë 7, e di vetë ti. 313.

Ky do të jetë mandati i katërt. Ndërkohë që njerëzit vdesin për ilaçe nëpër spitale.

 

Lini një Përgjigje