
Kjo shitje e pasurive publike fitim-prurëse nuk mund të bëhej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti...
1. Efektet toksike të Kurumit "kanë bërë pis" politikën shqiptare shumë më herët se kjo ngjarje dhe rrezikon të vazhdojnë gjatë.
2. Kujtoni kur qeveria e PD-së i shiti Kurum-it dy nga hidocentralet fitim-prurës në vendin tonë.
3...
3.1 Shitja e dy HEC-eve u bë sapo atyre u ishte bërë një remont me kredi nga KFW.
3.2. Dy HC ishin në kondicionet teknike me produktive.
4. Novacioni financiar se i kemi borxhe nga mosrimbursimi i TVSH prandaj u shesim dy HEC-e, është një praktikë korruptive e padëgjuar në historinë ekonomike të ndonjë vendi.
5. Këto dy HEC-e mund të ishin një garanci e madhe energjitike për Sarandën dhe jugun e vendit.
6.Dy HEC-e rezultonin me fitim dhe s’kishte asnjë argument përse duheshin shitur.
7. Kjo shitje e pasurive publike fitim-prurëse nuk mund të bëhej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti.
8. Lista e pagesave të papaguara nga buxheti përfshinte shumë kompani shqiptare dhe të huaja.
9. Përse nuk u aplikua si një skemë e zbutjes se borxheve edhe për kompani të tjera shqiptare dhe të huaja??
10. Perse skema "novatore" se te kam borxh/TVSH të papaguar dhe po të shes pasuri kombëtare për të të shlyer borxhin - u aplikua vetëm për KURIM, duke i shitur dy HEC/ kompani publike - fitim prurëse??
11. Efektet toksike të Kurum-it nuk mund të ndalen të "helmojnë" politiken shqiptare pa i pastruar rrënjët që janë më të vjetra se ato tek mbetjet toksike minerale.
Lini një Përgjigje