TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Tetor 2025, 11:55

Një sugjerim politik për Florjan Binaj

Shkruar nga Kreshnik Spahiu
Një sugjerim politik për Florjan Binaj
Kreshnik Spahiu

Flori ka ende kohë të ndryshojë fushatën, nga daljet për klikime në prezantimin si rival serioz. Ka ardhur momenti që ndonjë mik që ia do të mirën t’i sugjerojë dhe t’i bëjë të qartë se "Like" në rrjetet sociale nuk konvertohet automatikisht në votë.

Dje ndoqa me shumë interes fushatën e tij në Tiranë, mes gërmadhave të fadromave që po lirojnë trotuaret nga shtesat e lokaleve. Të gjitha qasjet, kritikat, konstatimet dhe satira janë një prurje e re, por mbeten në nivel gazetaresk, asgjë më shumë.

Nga Flori elektorati gri pret të shohë vizion për Tiranën dhe çfarë ofron ai me projektin e tij në këmbim të votës. Për këtë arsye, do t’i këshilloja miqësisht dhe profesionalisht që sot të kthehet tek ajo gërmadhë dhe të nënshkruajë një kontratë publike:

* A është me pronarët, apo me zaptuesit?

* A është për legalizim të ndërtimeve pa leje, apo kundër?

* A është për kompensim apo për ndëshkim?

* A është për tenda, shtesa, çadra, apo për çfarë saktësisht?

* A duhen liruar trotuaret apo shtuar tavolinat?

* A duhen arrestuar ata që lejuan, apo ata që ndërtuan?

* A duhen mbyllur lokalet që kanë pushtuar hapësira publike dhe nuk i kanë në pronësi?

* Apo duhet lejuar të shtohen të tjera?

Se çfarë ka bërë keq PS në Tiranë e dinë 10 milionë shqiptarë, por çfarë projekti ndryshe ka Flori që të bindë kryeqytetin se ai nuk është si kryetarët demokratë që e kioskëzuan Tiranën, po aq keq sa edhe shtesat e kullat socialiste?

Flori e ka shumë të thjesht të bindë gjithë Tiranën që është i pavarur duke nënshkruar një deklaratë publike tek Noteri që: 20 oligarkët e PD-PS me emra të veçantë dhe publike nuk do marrin asnjë tender apo leje ndërtimi.

Të dalë në media të shprehet me emra për ata që kanë betoniziar Tiranën në kohën e Ramës, Bashës, Valiajt.

Flori ka ende kohë të ndryshojë fushatën, nga daljet për klikime në prezantimin si rival serioz. Ka ardhur momenti që ndonjë mik që ia do të mirën t’i sugjerojë dhe t’i bëjë të qartë se "Like" në rrjetet sociale nuk konvertohet automatikisht në votë. Shqiptarët të buzëqeshin dhe të thonë: “Je çun i mirë”, por kur shkojnë në kutinë e votimit nuk të besojnë.

Dita e votimit po afron dhe fadromat do të jenë aty edhe të nesërmen, duke zbehur të qeshurat dhe humorin e fushatës, si dhe duartrokitjet e atyre që i rrahin krahët artistit të talentuar. Kam frikë se gjysma e atyre që sot i bëjnë “LIKE” videove të tij, një ditë pas humbjes do thonë: “Fajin e kishte Flori”.

florjan binaj zgjedhjet e pjesshme lokale kreshnik spahiu

1 Komente

  1. A
    Agimi Tirone

    Do me dhene mend ky i korruptuari . Ky plehre qe vodhi sa deshi kur ishte minister Drejtesi. Ky eshte kolona 5 ne politiken shqiptare. Nje njeri i pamoralshem. Ti vij turp Kreshniku korruptuar. Po Floriani eshte Zotni Qytetar Model jo imoral si ty o njeri negativ. Njeri qe vetem vjedh vrere

    Lini një Përgjigje