
Një teatër i pështirë që e kemi parë disa herë brenda një viti nga shtatori 2023 kur shumë prej jush lëpinë çfarë kishin pështyrë!
Të nderuar deputetë opozitarë!
A mund të na e kurseni këtë të “nxehurën” e sotme pse Rama po heq disa nesuno e po vendos disa nesuno të tjerë si zv ministra?
Se me Ramën KM nuk ka ministra por thjesht teknicient që vetëm firmosin çfarë urdhëron padrino.
Ky varianti opozitar një javë “gango” dhe një javë “lango” nuk është “ushqim” që mund të hahet nga të gjithë.
Para 5 ditësh votuat së bashku një kod zgjedhor bastard për spurdhjak politik dhe një mundësi leshi për të votuar diaspora qe ashtu siç e keni bërë do të votojnë vetëm patronazhistët e rilindjes duke jua paguar rilindja 30-50 euro tarifën postare.
Dhe sot u “nevrikosët” shumë se u hoq Niko e erdhi Nako, u hoq Tao dhe erdhi Vini, u hoq Vini dhe erdhi Taqo.
Një teatër i pështirë që e kemi parë disa herë brenda një viti nga shtatori 2023 kur shumë prej jush lëpinë çfarë kishin pështyrë dhe kapërcyet ylberin dhe filluat “betejën” e mosbindjes në Parlament me flakadanë e hipur sipër karrigeve dhe pastaj në janar kur ju “falën” dy komisione hetimore leshi nga 8 qe kishit kërkuar, u bëtë qingja dhe mollë e dardhë me ta.
U ulët si “hajdutë” nëpër skuta Bylykbashi me Gjiknuri si dy komshinj të Green Coastit dhe hartuat një kod zgjedhor për të mbrojtur halet e partive nëpër lista të mbyllura dhe sot na dërdëllisnit si të “revoltuar”.
Po për kë u revoltuat në fakt?
Pse u shkarkua Taulanti?
Pse u shkarkua Niko?
Pse u shkarkua Linda?
Apo pse u shkarkua një anonim i mjaftit i G 99 dhe një këlysh i Sorosit dhe djali i një ish-prokurori komunist qe ishte si mender ministër financash?
Beteja është tek qytetarët nga dita qe miratuan atë palo Kodin Zgjedhor jo në atë sallë bythecësh.
Prandaj rehatohuni një muaj me pushime dhe në shtator të shohim sa betejë do bëni për të rrëzuar Ramën nga pushteti jo për një karrige të qelbur për bythën tuaj shumë të lëvizshme.
Nga shtatori çdo hipokrizi e të bërit opozitë selektive ose me “pagesë” ku një hajduti i hedhim 3-4 shishe benzinë dhe një hajduti tjetër i kthejmë kurrizin sikur nuk e dimë, është një vetëvrasje për besimin qytetar tek opozita.
Nga i gjithë “sherri” i madh i sotëm në Parlament nuk fituat as pikë as kredenciale pas dakordësisë me 106 vota të premten qe shkoi për të ruajtur deputetët e leshit të partisë e jo të qytetarëve.
I vetmi gjest fin opozitar, përbuzës dhe përçmues siç e meritonin të gjitha dekretet ishte ai i deputetit Paloka që iu tregoi se e gjitha kjo rrokadë vemjesh në qeveri meriton shkelmin duke vendosur këmbët mbi tavolinë.
Ulërimat në formë cicërimash me sezone dhe ditë ditë janë një vrimë në ujë.
Lini një Përgjigje