
Nëse Letrat janë ato dhe shifrat janë ato, Ambasada Amerikane dhe Miqtë e Shqipërisë duhet te përdorin dorën e hekurt me krijesën e sapo lindur, SPAK...
Ndoqa mbrëmë intervistën e zotit Arben Ahmetaj.
Nga ana politike nuk ka më Zi për Shqipërinë.
Nga ana partiake rrëfeu atë që kam shkruar disa vite më parë për Feudalizmin partiak atë të PD e PS. Pra atë të PPSH.
Nga ana Juridike, me letra siç besohet, hapi gropën për ata qe po i bëjnë gropën Shqipërisë.
19 Miliardë Euro grabitje në harkun 2019-2023.
Vladimir Putin nga 1999 deri ne 2023 nga Informacionet e Shërbimeve Perëndimore, në parajsat fiskale ka një pasuri prej 200 Miliardë Euro.
Partia Jonë në vetëm 4 Vite, 19 Miliardë Euro.
Kisha nxjerr një shifër para disa ditësh, atë të 15 Miliardë Euro të grabitur nga Sistemi, në harkun e 32 viteve, por intervista e Z. Ahmetaj më shokoi dhe më tregoi, që edhe Perëndimorët gabojnë në llogari.
Është humane të gabohet.
Nëse Letrat janë ato dhe shifrat janë ato, Ambasada Amerikane dhe Miqtë e Shqipërisë duhet te përdorin dorën e hekurt me krijesën e sapo lindur, SPAK.
Nëse fraksioni Altin Dumani nuk vepron brenda galaksisë, rrymave e fraksioneve të drejtësisë me dorë të hekurt, të hap krahun.
Ai të hap krahun, ka djem e vajza trima Shqipëria.
Nuk na duhen Mite, na duhen aksione konkrete, populli nuk ka më durim me këta.
Me këta duhet dora e hekurt.
Ambasada Amerikane duhet të përdor Dorën e Hekurt.
Dorën e Hekurt./Pamfleti
Lini një Përgjigje