
Pjesa komike e tragjikes: pas vendimit të Ramës u kujtuan edhe disa politikanë e zyrtarë që të dënonin aktin. Të paturp e të pakurajë! Ku ishit ju më parë? Pse nuk ua mbajti të thonit një fjalë për këtë horr derisa ta shkarkonte kryeministri?
Ka muaj që nuk kam parë një reagim kaq masiv publik sa ky, kundër një horri që paguhej si oficer policie.
Ardian Isufi, ish-shef i policisë rrugore në Vlorë e aktualisht (ish) oficer policie në Dibër, bashkë me një soj të vet të botës së krimit, dhunoi një kamarier 18-vjeçar, pse i solli një shishe ujë më tepër në tavolinë.
Fyerje e madhe kjo për horrat!
Reagimi i fortë i opinionit ndaj këtij halabaku që demonstron teknikat fizike të dhunës me një 18-vjeçar që punon 12 orë në ditë, detyroi kreun e policisë të ndërmarrë, pas disa orësh, një vendim qesharak: pezullim deri në sqarimin e rrethanave.
Çfarë rrethanash donte të sqaronte drejtori i policisë?
E rrahu me të drejtë apo pa të drejtë?
Çfarë kërkoni më shumë për të përjashtuar një horr nga radhët e policisë?
Ndërsa drejtori i policisë priste sqarimin e rrethanave, ato i sqaroi shpejt e shpejt pronari i lokalit, që ia dha dënimin që meritonte prej horri. E rrahu me “teknika më të avancuara” dhe e dërgoi në spital. Rasti kur vetëgjyqësia ka marrë më shumë duartrokitje.
Por nuk mjafton ndëshkimi prej horri. Duhet ndëshkimi prej shteti. Dhe këtë e dha kryeministri Rama.
“Pasi të dalë nga spitali të përjashtohet pa kthim nga policia, pastaj t’i kalohet drejtësisë”, tha Rama.
Po, kjo është ajo që duhet të kishte bërë menjëherë drejtori i policisë, sapo videoja u bë publike.
Pjesa komike e tragjikes: pas vendimit të Ramës u kujtuan edhe disa politikanë e zyrtarë që të dënonin aktin.
Të paturp e të pakurajë!
Ku ishit ju më parë? Pse nuk ua mbajti të thonit një fjalë për këtë horr derisa ta shkarkonte kryeministri? Por nxituat t’i bëni jehonë deklaratës së Ramës e të dënonit “ata që s’kanë vend në policinë e shtetit”.
Shoqëri horrash dhe shtet butakësh!
Bravo popullit që nuk heshti.
Lini një Përgjigje