TAGS-AT E JAVËS

Forum30 Mars 2025, 22:34

Një e vërtetë që me duhej ta shkruaja...

Shkruar nga Spartak Ngjela

Një e vërtetë që me duhej ta shkruaja...

"Avokat!", më tha ngadalë, por qartë, "unë nuk mund ta kisha ditur më përpara që bukuria e një vajze mund të jetë jo vetëm suksesi i saj qytetar e artistik, por edhe rreziku i saj tragjik. Por këtë e provova vetë, dhe tani kam ardhur te ju për ndihmë, sepse më duket se unë ende nuk kam dalë nga rreziku që kam ardhur t'jua tregoj".

Një i akuzuar që rrezikohet për dënim penal me gjithë familjen, dhe që nuk ka kulturë juridike, vërtitet kot së koti nëpër qytetin ku banon, dhe, këta individë të akuzuar, ku nuk shkojnë e i shtyjnë shpresat e shpëtimit. Por të ndodhur një gjendje të tillë, nën akuzë penale, ata shkojnë nëpër ec e jake nër qytetin e tyre. Dhe këtu shpesh i gënjejnë, dhe, kur janë të pasur, i zhvatin nga paratë, gjithmonë për një ndihmë të supozuar, e cila të ntetesuarit nuk i vjen kurrë.

Këta të gënjyer janë mjeranë që në fakt gënjehen nga avokatët e tyre që iu marrin e u zhvatin para.

Një i tillë më ka ardhur në zyrë para  një viti dhe më tregoi ngjarjen e vet, por që si rast ishte edhe më i pistë nga ajo çka shkrova në lart.

Ajo ishte një vajzë e bukur që unë e njihja, sepse para do kohësh kam pasur në mbrojtjen time  në një proces civil  motrën së saj. Dhe ky ishte një gjyq që unë e fitova në gjykatën kompetente. Dhe prandaj ne ishim takuar shpesh të tre. Motra quhej Elsi dhe kishte mbaruar për pikturë, kurse vajza për të cilën po flas quhet Medisa.

Që të dyja janë shumë të bukura, dhe në Tiranë dalin ende shpesh të dyja bashkë. Janë të qeshura, dhe në baret ku kalojnë pasditen e vonë, janë gjithmonë të preferuarat absolute të barit ku janë ulur. Alkool pinë pak, dhe vijimisht zgjedhin likerna shumë të shtrenjtë.

Prandaj Medisën që më kishte kërkuar takim një ditë më parë, e prita në zyrën time në orën 10.00 të datës 20 tetor të vitit 2024. Dhe ajo erdhi vetëm. Por që në fillim, kur, siç duket, pasi e vuri re që unë ndoshta u impaktova befas që ajo ishte pa motrën; hyri menjëherë po këtu, tek habia ime për bukurinë e saj, dhe me shumë takt më tha:

"Motrës nuk i thashë, se çështjen e kam shumë intime dhe ne duhet që të jemi vetëm".

Ishte shumë e mençur dhe kishte humorin e njeriut liberal kur ajo tregonte, edhe pse për ato çështje që folëm dhe që ishin të sajat personale, kishin qenë shumë të rënda për të. Por ajo i tregonte me një humor të lehtë ku gjithmonë i rrëfente bukur kurthet që i kishin ngritur djem, burra, vajza dhe gra të ndryshme, të lidhura të gjitha me bukurinë e saj. Dhe mua po më habiste me elokuencën e saj letrare, dhe sidomos me ngjarjen që po më rrëfente. Tallej bukur me ballin apo zërin e kortexharëve të saj që kishte kaluar, dhe m'i tregonte sikur po shkruante një tregim për një ngjarje, por për të gjithë personazhet që po m'i përshkruante, shprehte nga një shenjë apo trajtë të fytyrës së tyre, me të cilën ajo përshkruante injorantin, apo njeriun e trashë, që kishte dashur ta arrinte Medisën si të dashurën e vet.

"Dhe unë ndërkaq po e dëgjoja me kënaqësinë time ndaj së bukurës, kur ajo filloi të tregonte, duke hyrë direkt në temë.

"Avokat!", më tha ngadalë, por qartë, "unë nuk mund ta kisha ditur më përpara që bukuria e një vajze mund të jetë jo vetëm suksesi i saj qytetar e artistik, por edhe rreziku i saj tragjik. Por këtë e provova vetë, dhe tani kam ardhur te ju për ndihmë, sepse më duket se unë ende nuk kam dalë nga rreziku që kam ardhur t'jua tregoj".

"Dakord, i thashë unë, po ju dëgjoj".

Atëherë vajza filloi të tregojë ngjarjen e saj:.

"Ashtu siç ju tregova - tha ajo qetësisht dhe bukur -  unë isha vetëm 22 vjeç, dhe po pija një gotë verë me shoqen time në një nga lokalet e Bllokut në Tiranë. Përballë, në një tryezë tjetër, ishin ulur dy vajza të bukura që unë nuk i njihja me emër por vetëm si fytyra, sepse i kisha parë shpesh po në atë bar. Por i shihja edhe në qendër të  qytetit që xhironin ngaherë bashkë, në një kohë që zgjati ndoshta tre apo katër muaj rresht.

 "Një ditë, u ndesha me njerën prej tyre në bar-lulishten e hotel Rognerit, se ishte e ulur në një tryezë afër dhe përballë meje. Por befas ajo u ngrit nga karrigia ku ishte ulur, dhe, pasi ne u pamë sysh, ajo buzëqeshi lehtë, u afrua përballë meje, dhe më tha: "a mundem?" Kurse unë me shumë kënaqësi i thashë aty për aty: "Po, mund të uleni". Dhe ajo u ul përballë meje".

Të them të drejtën unë nuk po kuptoja dot asgjë, por për faktin që ajo qe aq e bukur dhe me sy shumë te shqetësuar, së brendshmi po e kuptoja që ajo ishte në hall, dhe po e ndieja se gjitjçka i kishte ardhur nga bukuria e saj, prandaj po e dëgjoja me shumë vëmendje, kur ajo më tha:

" Avokat, unë ju njoh, dhe quhem Zina Progni, sepse para gjashtë muajsh një shoqja ime e afërt Marjola Bitri, që ju e njihni, pati një çështje gjyqësore ku ju e ndihmuat juridikisht dhe ajo shpëtoi nga një kërcënim i përditshëm që po i ushtrohej nga një ish i dashuri i saj, të cilin ajo e kishte lënë. Ky quhej Zaimir Z.."

"Po, i thashë unë, e mbaj mend shumë mirë rastin e saj, dhe ia zgjidha çështjen juridikisht me një denoncim në Prokurorinë e Tiranës, ku kërcënuesi i saj, i quajturi Zaimir Z. që ishte një manjak seksual, u dënua me pesë vite burg. Dhe Marjola shpëtoi nga kërcënimi. Para një muaji më kanë thënë se ajo tani është një balerinë e suksesshme në Zvicër".

"Po, në Zvicër është", me tha ajo sërish me një lloj gëzimi. Kurse unë iu shpreha:

"Po ju dëgjo,j zonjush", dhe ajo filloi rrëfimin e saj:

"Avokat, një ditë, befas, në një mbrëmje  që po zhvillohej tek bari i hotel Tirana Internacional,  pashë se rreth orës 21.00 në atë bar hyri Zaimir Z. U shqetësova pak kur e pashë se unë e dija ende në burg; dhe desha të ngrihesha për të dalë nga bari. Por nuk pata kohe, sepse ai menjëherë u gjend në këmbë te tryeza ime, dhe pa më përshëndetur, më tha: "a mund të ulem?"

"Jo, i thashë, nuk mundeni se unë po pres të dashurin". Kurse ai ngrysur vetullat, dhe pa më thënë më asnjë fjalë, u ul në një tryezën tjetër aty anash meje, gjithë po duke parë nga unë. Por unë që e kuptova se ky nuk qe një takim normal, menjëherë i shkrova mesazh të dashirit tim, duke i thënë: Gjendem në barin e hotel Tiranës, dhe jam në rrezik, hajde menjëherë?"

Dhe ai mu përgjigj në çast në anglisht: "Yes".

"Ashtu po rrija, gjithë ankth, në faktin që Zaimir Z. nuk po m'i ndante sytë. Por nuk kaloi shumë dhe i dashuri im Bernard Tugu erdhi dhe menjëherë, më përqafoi me dashuri dhe u ul përballë meje në tryezën time. Në çast dhe me shumë takt, unë me një vështrim që dimë ta hedhim vetëm ne vajzat e Tiranës, e pashë se Zaimir Z. instinktivisht luajti nga vendi."

" Çfarë ke?" Më pyeti i dashuri. Dhe unë ia tregova të gjithë ngjarjen, por i thashë që të mos shihte nga Zaimiri.

Kurse ndërkaq ia përfundova së treguari të gjithë ngjarjen që kam shkruar këtu lart. I dashuri im që e njihte si emër Zaimir Z., u habit se si shoqja ime kishte rënë në dashuri me një person të tillë. "Ai është një person shumë i rrezikshëm - më tha Bernardi - që njihet në të gjithë Tiranën për bëmat e tij. Si ka mundësi që nuk ia keni dëgjuar emrin, për veprat e tij kriminale".

Por unë nuk dija se çfarë t'i thosha, se shoqja ime kishte rënë thellë në dashuri me të. Por i thashë vetëm kaq:

 "E kanë dashuritë e gabura këtë gjendje, por ime shoqe tani e ka lënë; ndërsa ky ende po e kërkon ta gjejë, por nuk e di se ku është, sepse ajo tani ëshrë jashtë shtetit"

 "Shumë mirë, më tha i dashuri, dhe i thuaj që atje të rrijë:.

Por pas pak, ai më pyeti me një zë që tregonte shqetësim;

"Po ky tipi e di që ti je shoqe e afërt e Zaiminës?

"Po, e di. Dhe unë prandaj të thirra që ti të vije shpejt ".

"S"ka problem, tani qe do ngrihemi nga vendi, hidhmu në qafë, dhe të dy puthemi gjatë me dashuri ".

Dhe ashtu bëmë. U ngritëm pas pak çastesh. dhe të dy ndënjëm gjatë në atë shtrëmgim puthës dashurie, por kur u ndamë, e pamë që ai kishte ikur.

"U tremb", më tha Bernardi duke qeshur, dhe vijoi:

"Dhe shkruaja shoqes tënde këtë qe pe vetë me sytë e tu, dhe thuaji asaj të rrijë sa më e qetë, se tani e tutje, ky tipi që më njeh, e di që ajo është në mbrojtjen time".

Dhe këtu, duket qeshur të dy, u ngritëm nga vendi, dhe kur u.ndamë, unë i thashë:

" Ja, çfarë ndodhi sot: dashuria jonë e ekspozuar para një banditi, e shpëtoi shoqen tënde prej tij. Dhe këtë frazë që të thashë, shprehja bukur me zërin tënd melodioz edhe shoqes tënde.

Lini një Përgjigje