TAGS-AT E JAVËS

Forum26 Qershor 2025, 09:25

Nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar 100 përqind sipas standardeve të OSBE/ODHIR…

Shkruar nga Eduard Zaloshnja

Nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar 100 përqind sipas

Çfarë mendonin në veçanti të anketuarit që kishin votuar për partitë opozitare?

Në raportin paraprak rreth zgjedhjeve të 11 majit, OSBE/ODHIR konstatoi se disa nga rekomandimet e mëparshme nuk ishin zbatuar nga shteti shqiptar. Po sa ndikoi ky moszbatim në numrin e mandateve që siguroi PS-ja në këto zgjedhje?

Këtë pyetje e testova me një sondazh ditët e fundit, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit tek 2000 numra celularë krejt të rastësishëm në të gjithë vendin (1530 të anketuar të rritur e plotësuan pyetësorin).

Pyetja kryesore në sondazh ishte: “Sa mandate parlamentare mendoni se do të merrte PS-ja, nqs zgjedhjet do të ishin zhvilluar 100% sipas standardeve të OSBE/ODHIR?”. Dhe opsionet e përgjigjeve ishin: Nën 71 mandate, 71-74, 75-79, dhe 80-83.

Plot 54% e të anketuarve ishin të mendimit se PS-ja do të siguronte 80-83 mandate parlamentare, edhe sikur zgjedhjet të ishin zhvilluar 100% sipas standardeve të OSBE/ODHIR. Nga ana tjetër, vetëm 3.9% ishin të mendimit se PS-ja nuk do t’i siguronte dot 71 mandatet e nevojshme për të krijuar qeverinë (shihni grafikun e mëposhtëm).

Nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar 100 përqind sipas

Po çfarë mendonin në veçanti të anketuarit që kishin votuar për partitë opozitare (PD-ASHM, NISMA-SHB, MUNDËSIA, BASHKË, KEA, DZH, etj.)?

Vetëm 12% e opozitarëve mendonin se PS-ja nuk do t’i siguronte dot 71 mandatet parlamentare, nqs zgjedhjet do të ishin zhvilluar 100% sipas standardeve të OSBE/ODHIR. Kurse mbi treçereku i tyre mendonin se, sidoqoftë, PS-ja do t’i merrte 71-79 mandate (shihni grafikun e mëposhtëm).

Nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar 100 përqind sipas

Lini një Përgjigje