TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Janar 2026, 18:01

Mjerimi i opozitës shqiptare, sheh shpresë te helikopterët e SHBA dhe protestat në Iran?

Shkruar nga Kreshnik Spahiu
Mjerimi i opozitës shqiptare, sheh shpresë te helikopterët e SHBA
Kreshnik Spahiu

Qeveritë shqiptare në dekada duhet të ishin rrëzuar më shpejt nga vetë shqiptarët por jo duke parë me sy nga qielli duke ëndërruar helikopterë apo me vesh nga zhurma e protestave në Nepal ku 90% e popullit nuk e di as në hartë ku ndodhet gjeografikisht.

Ishte mbrëmje dhjetori e vitit 2000. Në koridoret e godinës së Partisë Demokratike dëgjoheshin brohoritje. Unë me miqtë po pinim çaj në barin “Jurnal”, ku mblidheshin shumë gazetarë.

Të habitur pyetëm se çfarë kishte ndodhur dhe një vajzë, gazetare e TV Arbëria, na tha: “Kanë fituar zgjedhjet të djathtët në Bullgari.”

Papritmas çaji më ngeli në fyt dhe gati u mbyta. 20 deri në 30 fshatarë, të cilët fatkeqësisht binin në sy për mjerimin në të cilin jetonin, po festonin fitoren e së djathtës bullgare në oborrin e partisë.

U shtanga dhe po mendoja: si ka mundësi që njerëz kaq të varfër të lumturohen me lugë bosh?

Mu kujtua ky fragment kur dëgjova deklaratën e Berishës se protestat në Iran janë një shpresë për forcat opozitare në Shqipëri.

Pasi u lodh për një javë duke thënë se forcat “Delta” do ta arrestonin Ramën, njësoj si Maduro në Venezuelë, sot kaloi në Teheran.

Si në Makondon e Márquez-it, edhe ne si popull presim shpëtimin nga lajme që vijnë nga kontinente të tjera.

Që Berisha është një mashtrues i lindur në politikë, i veshur me kostume dhe kollare të shtrenjta apo me maska konservatore, kjo nuk është gjë e re. Ajo që ia vlen të analizojmë është: si ka mundësi që ky popull të mashtrohet për dekada?

Këtë e kanë bërë me shekuj.

Dikur prisnin për 500 vjet ndryshimet nga Perandoria Osmane dhe haberet nga Stambolli.

Më pas i kishin sytë nga Austria apo Italia. Më vonë shpresonin se mund të triumfonte socializmi mbi imperializmin.

Për katër dekada shpresuan te revolucioni proletar në Kubë, Amerikën Latine, Vietnam dhe Kinë.

Të gjitha këto mund t’i mirëkuptojmë në një Shqipëri të izoluar, por të mashtrohesh në një botë digjitale dhe globale tregon prapambetjen tonë si komb.

Në botë ka miliarda njerëz të paditur, të pashkolluar, të painformuar apo të izoluar, por njerëz më injorantë dhe naivë, që të shpresojnë se jeta e tyre do të ndryshojë sepse shpërtheu lufta në Venezuelë, revolucioni në Nepal apo protestat në Bangladesh dhe Iran, i gjen vetëm në Shqipëri.

Turma që manipulohen kaq lehtë nga media dhe politika i gjen vetëm në këto 28.000 km². Tmerr i madh.

Realisht, është një keqardhje e madhe për nivelin provincial që ka një pakicë njerëzish në Shqipëri. Ushqehen me lugë partie dhe me lajme politike.

Qeveritë shqiptare në dekada duhet të ishin rrëzuar më shpejt nga vetë shqiptarët por jo duke parë me sy nga qielli duke ëndërruar helikopterë apo me vesh nga zhurma e protestave në Nepal ku 90% e popullit nuk e di as në hartë ku ndodhet gjeografikisht.

George Orwell e kishte parashikuar dikur këtë psikozë kolektive: popuj që emocionohen nga luftëra të largëta, ndërsa jetën e tyre e sundon një realitet tjetër.

spahiu pd shba

3 Komente

  1. A
    A.K.

    Ke shume te drejte,po kete pune ketu mund dhe duhet ta rregulloje drejtesia,e cila,mos luaj me hajdutet,por ti marri dhe ti coje te japin llogari.Ata,qe thua ti jane nje pakice militantesh,te cilet kane trurin te bllokuar.

    1. F
      Feti Dema

      Partinë lopë(PD) sa ishte në pushtet ja merje pjesën e qumështit.Jo vetëm atë që të takonte, por dhe pjesën e atyre 20-30 fshatarëve(militantë) që rrinin para lokalit, ndërsa zotëria jote, rrufisje uiski brënda lokalit. Ndërsa sot i qesëndis dhe i poshtëron. Sot mos laj duart si Ponc Pilati. Nuk je në llogaritë e askujt. Ktheu në Atdhe dhe ushtro avokatinë e plaçkitsëve.

      1. s
        selda

        I grive prokurir e gjyqtare kur ishe ne ILD. Nga 300.000 e me shume euro i merrje per nje transferim. Tani del e na ben moral. Ti dhe Frok Cupi mbroni ate qe ben mu dhe qe vjen era MUT.

        Lini një Përgjigje