TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Janar 2026, 16:23

“Durana”, jo thjesht një plaçkitje!

Shkruar nga Irena Beqiraj
“Durana”, jo thjesht një plaçkitje!
"Durana Tech Park"

Parku teknologjik “Durana”, nuk është thjesht në aferë. Ai është një nga shembujt e hipernormalizimit të marrëzisë që u lejua nga socialistët jo vetëm për përfitime ekonomike, por si strategji për përmbytjen e shoqërisë me gënjeshtra me qëllim çmontimin në mënyrë sistematike të infrastrukturës se fakteve...

Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, parku teknologjik "Durana" nuk është një lajthitje juridike, por një sajesë në kufijtë e marrëzisë.

Marrëzia e tejkalon sferën e korrupsionit. Një i korruptuar keqpërdor ligjin edhe procedurat ekzistuese për përfitime personale.

Një i marrë është indiferent karshi ligjit, pasi ligji për të nuk ekziston. Për të marrët, çdo mjet, çdo sajesë që i ndihmon për të arritur qëllimin është legjitim.

Durana nuk është veçse përdorimi i "teknologjisë", si doganieri për të kaluar mall kontrabandë, por ajo na ofrohet si kopje e zhvillimit teknologjik, në kushtet kur nuk ekziston fare origjinali.

Ajo është inskenim i realitetit i cili redaktohet, rishkruhet dhe përpunohet në mënyrë që të zbehet vija ndarëse midis korrupsionit edhe zhvillimit.

Parku teknologjik “Durana”, nuk është thjesht në aferë korruptive (sa mirë sikur të ishte vetëm e tillë ) do ta ngushëllonim veten me frazën "korrupsioni ekziston në gjithë botën".

Nuk përfaqëson as kumbullat e dardhat e konsumuara kryesisht nga gratë pranë Kryeministrit prapa kurrizit të tij edhe të gjithë "progresistëve" socialistë të drejtimit të partisë.

Ai është një nga shembujt e hipernormalizimit të marrëzisë që u lejua nga socialistët jo vetëm për përfitime ekonomike, por si strategji për përmbytjen e shoqërisë me gënjeshtra me qëllim çmontimin në mënyrë sistematike të infrastrukturës se fakteve.

Faktet që ne jemi një komb, i cili në vitin 2024:

1) renditet në vendin e 84 në botë në Indeksin e Teknologjisë edhe Inovacionit edhe në vendin e parafundit në Europë;

2) blen shërbimet edhe produktet e teknologjisë edhe informacionit duke zënë vendin e 66 në Evropë në blerjen e imputeve teknologjike, por fatkeqësisht riradhitet në vendin e 97 në botë edhe e fundit në Ballkan prodhimin e teknologjive pra i fundit në outputin teknologjik;

3) renditet në vendin 84 në Indeksin e Gatishmërisë së Rrjeteve teknologjike pikërisht për shkak të zhvillimit të ulët teknologjik, duheshin çmontuar!

Ndaj u duhej Diella, Durana, materniteti i Diellës, pasi publiku duhet të jetojë në iluzionin kryeministror se:

"Shqipëria është një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon".

E pra, Durana, Diella edhe materniteti i saj nuk janë instrumente vetëm për të përfituar një grup njerëzish, nga mospagesa e taksave edhe përfitimi pa tender i fondeve buxhetore, por krijime të sajuara me kujdes nga mendje djabolike, që synojnë mpirjen e rebelimin tonë karshi atyre që na vjedhin jo më përmes forcës, por përmes rritjes së paaftësisë së njohjes.

Kanë shkelur vetëm ligjin, kanë përfituar padrejtësisht para publike? Jo. Ky është dëmi më i pakët edhe i rikuperueshëm.

Më keq! Ne sot po kuptojmë që jetojmë në marrëzi edhe askush nuk kursehet për të. Të gjithë këta të marrë gjejnë budallenj të tjerë për t'i duartrokitur.

 

durana tech park beqiraj korrupsion

4 Komente

  1. ?
    ????????????????????????

    Bravooooo!

    1. A
      A.K.

      Kenaqem shume kur lexoje intelektual dhe profesioniste te fushes. Vetem nje gje nuk kuptoj,pse jane futur me koke e kembe per te vjedhur.Keq me vjen per ato vajzat,qe punojne rreth ketij dhe nuk kane kurajo,ne mos te kundershtojne, mos pranojne te bejne veprime ,per te cilat me vone japin llogari.

      1. R
        Refiku

        Eshte kohe shkerdhatash qe harbojne pas krye SHkerdhates se marre diabolike.

        1. D
          Dea

          Kush e jep statusin e zones lire ekonomike? Duhet pare si eshte zbatuar ligji. Ploteson kushtet Durana per ta perfituar kete status te dhene nga Dogana?! Nese jo si e ka perfituar dhe pse ja kane dhene?!!?

          Lini një Përgjigje