TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Janar 2026, 15:37

Qeveria teknike e Saliut!

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria teknike e Saliut!

Si mund të vijë në pushtet në Shqipëri Partia Demokratike, me një kryetar i cili është non-grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?!

Sali Berisha me dyzet deputetë më pak në Kuvendin e Shqipërisë, kërkoi sot qeveri teknike.

Por pa asnjë argument ligjor.

I.

Në një kohë që të gjithë shqiptarët sot e dinë që Sali Berisha është i shpallur person non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë.

Dhe kjo është arsyeja që Saliu sot nuk është në politikë, sepse është i papranueshëm as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as në Bashkimin Evropian.

Atëherë pse nuk ikën Saliu, dhe pse e mban ende si kryetar Partia Demokratike një person i cili është non-grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?!

Si mund të vijë në pushtet në Shqipëri Partia Demokratike, me një kryetar i cili është non-grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?!

Kjo kuptohet se në Shqipëri është sot një pamundësi absolute

II.

Po Saliu çfarë u thotë shqiptarëve?

Fjalë e vetëm fjalë.

Agjë në konceptin e shtetit.

Sali...

Pushteti fitohet me vota dhe jo me mitingje, kur ti vetë i ke humbur thellë zgjedhjet, dhe ato në Shqipëri kanë qenë të monitoruara nga ekipe ndërkombëtarë, të atashuar në procesin zgjedhor të vitit 2025.

Po Saliu pse kërkon zgjedhje të reja pa asnjë sens të logjikës shtetërore dhe të Kushtetutës së Shqipërisë?

Sepse Sali Berisha nuk pranoi të jepte dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve politike të vitit 2025.

Dhe dihet se pikërisht kjo është arsyeja që ai del e bërtet pa lidhje logjike, tre apo katër herë në javë.

Por kot del, dhe ai e di edhe vetë që del kot, sepse Berisha e di shumë mirë që nuk ka vota në Shqipëri.

Ama kuptohet se me të gjithë këtë sorollatje javore të tij, Saliu do që të provojë se atij ia kanë manipuluar zgjedhjet, por pa sjellë asnjë prove. Dhe e vërteta është se me këto dalje ai kërkon vetëm të trembë anëtarësinë dhe kryesinë e Partisë Demokratike, që ajo të mos i kërkojë dorëheqjen si Kryetar i Partisë Demokratike, sepse kjo është një kërkesë taksative e statutit të asaj partie, pas humbjes së zgjedhjeve.

Por kot lodhet Saliu. Asgjë nuk do të bëjë më dot në Shqipëri, sepse ai nuk pranohet nga ndërkombëtarët, dhe në të njëjtën kohë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur si një person non-grata.

Por, atëherë, pse Saliu rri akoma në politikë dhe krijon këtë komedi ditore ku brenda fjalëve të tij nuk ka asnjë të vërtetë?

Sepse Saliu nuk pranon të japë dorëheqjen, në një kohë që dihet se Partinë Demokratike ai e ka të pushtuar.

Po Partia Drmokratike nuk e kupton dot se një person që është shpallur non-grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si Sali Berisha, nuk mund të vijë dot në pushtet në Shqipëri?

Dhe kjo ndodh sepse, sepse dihet që, kur një kryeministër i një shteti është non-grata në Amerikë, i gjithë shteti shpallet nongrata prej saj, nëse ky shtet mban si kryeministër një person i cili është shpallur non-grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?!

Dhe këtu merr fund çdo diskutim.

ngjela berisha qeveri teknike

Lini një Përgjigje