TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Janar 2026, 09:42

Arben Ahmetaj në rrezik serioz për jetën, i kërcënuar nga mafia shtetërore pas denoncimeve publike

Shkruar nga Arben Llangozi
Arben Ahmetaj në rrezik serioz për jetën, i kërcënuar
Arben Ahmetaj

Mohimi i strehimit politik për Arben Ahmetajn do të ishte jo vetëm një padrejtësi personale, por edhe një mesazh i rrezikshëm për këdo që guxon të flasë kundër krimit të organizuar: hesht ose përballu pasojat.

Rasti i Arben Ahmetajt nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet thjesht si një çështje individuale penale, por si një rast i rëndë politik dhe sigurie personale, që lidhet drejtpërdrejt me realitetin e një shteti të kapur nga krimi i organizuar dhe strukturat mafioze të pushtetit.

Në momentin që Ahmetaj ka zgjedhur të flasë publikisht, të denoncojë dhe të ekspozojë lidhjet e errëta mes politikës, bandave kriminale dhe institucioneve shtetërore të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. Ai ka kaluar nga pozita e një ish-zyrtari të pandehur në pozitën e një dëshmitari të rrezikshëm për sistemin. Pikërisht këtu fillon rreziku real për jetën e tij.

Edhe nëse në të shkuarën ka pasur gabime apo përgjegjësi politike, këto nuk e justifikojnë as ndëshkimin selektiv dhe as rrezikimin e jetës. Përkundrazi, fakti që sot ai po përpiqet të korrigjojë gabimet duke shërbyer interesit publik dhe duke denoncuar krimin e rëndë shtetëror, e vendos atë në rolin e një personi të përndjekur politikisht.

Në një vend ku, dëshmitarët intimidohen, drejtësia përdoret në mënyrë selektive, dhe krimi i organizuar ka depërtuar thellë në pushtet.

Kthimi i Arben Ahmetajt në Shqipëri përbën një rrezik serioz dhe të drejtpërdrejtë për jetën e tij. Ky nuk është thjesht një pretendim politik, por një realitet i njohur gjerësisht në vende ku mafia dhe shteti veprojnë si një trup i vetëm.

Strehimi politik, në këtë rast, nuk është privilegj, por domosdoshmëri ligjore për jetën e tij. Ai është i vetmi mekanizëm që garanton mbrojtjen e jetës së një individi që ka guxuar të sfidojë një sistem të kalbur dhe të rrezikshëm.

Mohimi i strehimit politik për Arben Ahmetajn do të ishte jo vetëm një padrejtësi personale, por edhe një mesazh i rrezikshëm për këdo që guxon të flasë kundër krimit të organizuar: hesht ose përballu pasojat.

Prandaj, ky rast duhet të trajtohet nga institucionet ndërkombëtare si një rast klasik i përndjekjes politike në një shtet të kapur, ku mbrojtja e jetës dhe e së vërtetës duhet të prevalojë mbi interesat e pushtetit dhe të mafies.

1 Komente

  1. P
    Populli

    Kokat hengshin hajdutet me njeri tjetrin. Ahmetaj i grupit te gjakpiresve eshte.

    Lini një Përgjigje