TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Janar 2026, 11:55

Mirazhi i Monarkisë: Si një zgjedhje e rreme mbron Diktaturën në Iran

Shkruar nga Hameed Orayzi

Ideja e rikthimit të monarkisë Pahlavi është një iluzion politik. Promovimi i saj nuk i ndihmon iranianët; përkundrazi, i shërben mbijetesës së regjimit klerikal dhe i mban mullahët në pushtet.

Mirazhi i Monarkisë: Si një zgjedhje e rreme mbron Diktaturën
Protestat në Iran

Sa herë që protestat në Iran arrijnë një pikë kritike, sa herë që njerëzit mbushin rrugët duke kërkuar liri, përsëritet një model i njohur.
Disa kanale satelitore në gjuhën perse, jashtë Iranit, papritur ndryshojnë narrativën. Ato fillojnë të promovojnë rikthimin e diktaturës së dikurshme dhe e paraqesin Reza Pahlavin, djalin e Shahut të rrëzuar, si të ashtuquajturin lider të protestave.

Videot e protestave manipulohen. U shtohen kolona zanore të reja. Parulla si “kjo është beteja finale”, “Pahlavi do të kthehet” apo “rroftë Shahu” vendosen mbi pamje të njerëzve që kurrë nuk i kanë brohoritur këto slogane.

Kjo narrativë e shtrembëruar më pas i shitet komunitetit ndërkombëtar, i cili nuk e njeh realitetin e Iranit.

Por kush është Reza Pahlavi?
Për më shumë se katër dekada, ai ka jetuar një jetë luksoze jashtë vendit, e financuar nga pasuria që babai i tij ia vodhi popullit iranian. Ai nuk ka punuar asnjë ditë të vetme në jetën e tij. Madje edhe shumë nga mbështetësit e tij pranojnë se ai nuk do të ishte në gjendje të drejtonte as një dyqan të vogël lagjeje, e jo më të udhëhiqte një revolucion apo të qeveriste një vend.

Ai ka deklaruar hapur, disa herë, se nuk është i gatshëm të kthehet në Iran.
“Dëshiron të jesh ti ai që jeton në Iran, që e çon familjen atje dhe që e drejton vendin? A e sheh këtë? Në mënyrë realiste, ne mund të vazhdojmë të lëvizim dhe të shkojmë vajtje-ardhje. Nuk kemi pse të jemi të ngulur në një vend. Nuk mund të heqim dorë, sepse sinqerisht jeta ime për 40 vitet e fundit ka qenë këtu në Amerikë. Fëmijët e mi jetojnë këtu. Miqtë e mi janë këtu. Të gjithë ata që njoh janë këtu. Nëse do të kthehesha, për çfarë do të kthehesha?”

Edhe shumë monarkistë e pranojnë hapur se Reza Pahlavi shqetësohet vetëm për rehatinë e tij, statusin e tij dhe interesat e tij personale. Ai ka deklaruar në disa raste se nuk është i gatshëm, në asnjë rrethanë, të paguajë një çmim për lirinë e të tjerëve.

Ai ka pohuar vazhdimisht se ka kontakte me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe milicitë e lidhura me regjimin.

Dhe regjimi e di shumë mirë një gjë: rikthimi i monarkisë është i pamundur. Ai nuk përbën asnjë kërcënim real.
Pikërisht për këtë arsye, gjatë disa protestave, agjentë të regjimit dërgohen në turma me rroba civile për të brohoritur parulla në favor të Pahlavit.

Qëllimi është i qartë: të izolohet opozita e vërtetë, të fshihet alternativa e sinqertë demokratike dhe të paraqitet e ardhmja e Iranit si një zgjedhje e rreme  jo liri kundër diktaturës, por diktaturë kundër diktaturës.

Dhe iranianët e kanë bërë qëndrimin e tyre të qartë, herë pas here, me parulla si:
“Vdekje shtypësit, qoftë Shahu apo Udhëheqësi Suprem.”

Ideja e rikthimit të monarkisë Pahlavi është një iluzion politik.
Promovimi i saj nuk i ndihmon iranianët; përkundrazi, i shërben mbijetesës së regjimit klerikal dhe i mban mullahët në pushtet.

 

Lini një Përgjigje