Hierarkia e lartë e FA, politike dhe ushtarake paraqitet rregullisht në SPAK, për çështjen e pronave të FA. Të gjitha pronat e FD nga Shëngjini në Sarandë janë piketuar për oligarkët.
E gjithë ushtria e di të vërtetën. Nuk mund të transformohet FA pa luftuar korrupsionin dhe ndëshkuar të korruptuarit.
Si mund të transformohet një FA e kompletuar nën 70% me personel, por ka 140% kompletim me gjeneralë. Kompletimi është rreth 4500 vetë ndërsa FA është e autorizuar për 6500 vetë. Organika parashikon 11 gjeneralë me kompletim 100% të FA, sot ka 15 (një me tre yje dhe katër me dy yje) gjeneralë ndërsa kompletimi është 4500 vetë, 70%. Sipas kritereve të NATO-s një strukturë e kompletuar nën 68% nuk është operacionale.
Në vitin 2020, kur u ul kërkesa për edukimin e ushtarëve gjatë rekrutimit në shkollë 9-vjeçare, FA ishte e kompletuar 85% dhe rekrutimi ishte 80%. Sot kompletimi është nën 70% dhe rekrutimi nuk e kalon ne tre vitet e fundit 40%.
Hierarkia e lartë e FA, politike dhe ushtarake paraqitet rregullisht në SPAK, për çështjen e pronave të FA. Të gjitha pronat e FD nga Shëngjini në Sarandë janë piketuar për oligarkët. Kjo ndërsa dy baza detare të FD, Saranda dhe Shëngjini, rreth 70 ha, janë nën sekuestro preventive.
Në dy vitet e fundit, Ministria e Mbrojtjes ka kthyer në Ministrinë e Financave 48 dhe 46 milion euro, gati 9% e buxhetit prej 510-520 milion euro. Ky fond i kthyer është nga fondi i prokurimit të Ministrisë së Mbrojtjes. Askush nuk firmos ndërsa lidershipi i FA është nën hetim në SPAK.
Plani i Transformimit të FD 2016-2025 parashikoheshin blerja e 10 mjeteve të reja detare, duke përfshirë dhe dy korveta. Qeveria nuk planifikoi asnjë fond dhe tani ky plan paraqitet si i ri për periudhën 2024-2033, por parashikon një korvetë edhe pse kërcënimi është rritur.
Duke mos pasur buxhet, pasi një korvet kushton sa shtesa prej 50 milion euro të Tunelit të Llogarasë, për shkak të korrupsionit, Qeveria vendosi të pajisë Forcën Detare me një anije 34-vjeçare të dhuruar nga Italia. Forca jonë Detare prej vitit 2000 është pajisur vetëm me anije të reja. Me planin e transformimit të KM Rama ju kthyem anijeve të vjetra, dhuratë që dalin nga armatimi për 3-4 vjet.
Lini një Përgjigje