Një bashkëbisedimit midis Ngjelës dhe Avokatit.
Ngjela: Avokat, çfarë mendoni se po fshihet sot për paqartësinë që shohim në drejtimin politiko - ekonomik të kësaj qeverie?
Avokati: Ajo që është e dukshme për këdo: është paaftësia si apati drejtuese e qeverisë Rama, e cila kuptohet në menaxhimin social, ekonomik dhe politik të Shqipërisë.
Ngjela: Por ku po spikat kjo paaftësi? Sepse ne e kemi kuptuar që ngrirja jonë si shoqëri është paaftësia e qeverisë, por konkretisht me një arsyetim na duhet të dimë: si dhe ku po spikat kjo paaftësi e qeverisë Rama?
Ne deshëm diçka më tepër për arsyetimin e kësaj paaftësie.
Avokati: Një kryeministër që ka ardhur në pushtet dhe nuk e njeh as ligjin dhe as tregun, në një shtet kapitalist, e dobëson zhvillimin, sepse këtij individi të mangët në etatizëm, i mungon mendimi i ri për një reformë në treg dhe në ligj. Shqipëria sot ka nevojë të ngutshme për dy aspekte të një reforme të thellë progresive, në aspektin ligjor dhe në aspektin ekonomik.
Ngjela: Avokat, po si mund të shpjegohet që kjo gjendje nuk po degradon në një krizë të thellë social-ekonomike?
Avokati: Gjendja nuk po degradon në një krizë të thellë, sepse tregun e mbajnë remitancat e emigracionit shqiptar në Perëndim. Sot emigrantët shqiptarë dërgojnë me shume se 3 miliardë euro me dërgesa bankare, por, thuajse po kaq, hyjnë prej tyre edhe në dorë me vajtardhjen e emigrantëve shqiptarë në familjet e tyre në Shqipëri.
Këto miliarda janë plotësimi real i mungesës së prodhimit industrial.
Por...
Sot Shqipërinë e mbajnë në këtë nivel, i cili nuk mund të quhet varfëri, prurjet e eurove dhe dollarëve që vijnë nga emigracioni.
Ekspertët e huaj i ka habitur fakti i këtyre dërgesave të rregullta mujore të emigracionit shqiptar drejt familjeve të tyre në Shqipëri, por kjo po u tregon të gjithëve që karakteri i gjerë familjar, është një vlerë morale që thuajse nuk ekziston më në Perëndim, në lidhje me paranë.
Të shohim se si do të vijojmë më tej: a do të kemi investim industrial në prodhimin e mallrave të konsumit të gjerë, direkt, në tregun shqiptar?
Lini një Përgjigje