TAGS-AT E JAVËS

Forum26 Shkurt 2025, 18:11

Ku ka humbur zonja Nancy?

Shkruar nga Myslim Murrizi

Ku ka humbur zonja Nancy?

Pse hesht për “luftën” që ka filluar Rama me “ushtarët” amerikanë që paskan qenë roje në SPAK moj zonja Nancy?

Më “ka humbur” Zj.Nancy.

Pasi ju drejtova 2-3 herë publikisht që të dëgjojë qytetarët dhe jo qeveritarët, të dëgjojë popullin dhe miletin dhe jo servil-lëpirës deputetin, sot po ju bej thirrje të gjithëve qe kush ta shohë e kush ta “gjejë” të lajmërojë menjëherë Ambasadën Amerikane, SPAK-un dhe Sorosin.

Po si na u “zhduke” si vaji në lakra zonja Nancy?

Po si na “humbe” nga sytë si vesa para diellit zonja Nancy?

Po pse hesht për “luftën” që ka filluar Rama me “ushtarët” amerikanë që paskan qenë roje në SPAK moj zonja Nancy?

Dil e nderuar, dil të vizitosh trevat shqiptare, të shijosh ushqimet e mrekullueshme shqiptare dhe të lexosh mediat online se çfarë po thonë e çfarë po i bëjnë “pjellës” tuaj SPAK, miqtë dhe shokët e ngushtë të Noc Rrokut që Amerika solli për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Ehhh moj zonja Nancy!

Edhe Yri Kimetes i pata thënë në sy në rezidencën e saj se Lul Basha, Edi Rama dhe Noc Rroku janë të gjithë bashkë por edhe ajo nuk më besoi dhe pastaj e pësoi nga Noc Rroku, Mc Gonigal, Duçka-Neza.

Por ajo të paktën shijoi disa dreka tek lokal “GZONA” dhe i rruajti 70 milionë euro me dy anijet rrangalle nga Bangladeshi qe solli një Noc Rrok tjetër.

Po ju zonja Nancy a “qullosët” ndonjë gjë apo Noc Rroku i sotëm nuk ka muhabet me këta Noc Rrokët e qeverisë?

Dil zonja Nancy, dil se Noc Rrokët kanë shpërthyer gardhin dhe kanë marrë hov kungulli në ferrë.

Dil zonja Nancy se na ke tharë sytë e na ka marrë malli të të shohim.

Lini një Përgjigje