TAGS-AT E JAVËS

Forum27 Prill 2024, 15:28

Historia e vërtetë e Vojos së Ilir Metës mbi tankun e korrupsionit në bujqësi

Shkruar nga Adriatik Doci
Historia e vërtetë e Vojos së Ilir Metës mbi tankun e
Ilir Meta

Këto histori të vërteta Meta ndoshta do t'i tregojë te konventa e radhës te 313.
Sa për patriotizmin e tij, pse nuk e pyet askush se çfarë qëndrimi mbajti në Gjykatën Kushtetuese, në vitin 2010, kur ishte ministër i Jashtëm, për marrëveshjen e detit?


Ilir Meta di vetëm një histori heronjsh me Vojo; Historinë e drejtorit të tij Vojo Bregu në Ministrinë e Bujqësisë, me të cilin përlau edhe paratë e luftës kundër karkalecave, paratë e tenderave të ujitjes me pika, të lopëve (3 milionë lekë një lopë) etj.

Dosjen e mbylli SPAK kur drejtohej nga Arben Kraja, ish shef i antikorrupsionit të Metës 2000-2002.

Një tjetër histori e Vojos së Metës mbi tankun e bujqësisë është afera me mashtruesin nga Bangladeshi, Muhammad Obaidul Karim, të cilit Meta i dha 1146 hektar në Komunën Topojë, Qarku Fier, për të pastruar para.
Muhammad Obaidul Karim, i dënuar me burgim të përjetshëm për korrupsion, u pajis me nështetësi VIP me urdhër të Metës.

Tokën duhet t'a merrte një kompani prestigjoze norvegjeze, e cila kishte një plan për të ngritur një fermë sipas standardeve të BE në Fier. 

Norvegjezët u shokuan kur Meta u kërkoi 5 milionë euro ryshfet.

Pas refuzimit, Meta urdhëroi ministrin Panariti dhe shefin e tij, Vojon, që t'ia jepnin tokën Karimit, i cili 'votoi' te Meta. Karim kishte si përfaqësues Muharrem Kushen, vjehrrin e Vojos.
Aty sot nuk ka fermë, por vetëm gjurmë të një afere korruptive të pandëshkuar. Dhe kjo aferë është thjeshtë një dromcë në sofrën e korrupsionit 25-vjeçar.

Këto histori të vërteta Meta ndoshta do t'i tregojë te konventa e radhës te 313.

Sa për patriotizmin e tij, pse nuk e pyet askush se çfarë qëndrimi mbajti në Gjykatën Kushtetuese, në vitin 2010, kur ishte ministër i Jashtëm, për marrëveshjen e detit?

Kush është kurioz për të vërtetën të lexojë vendimin në faqet 6 dhe 7. Aty do gjeni edhe fytyrën e vërtetë të parriotit!

ilir meta arben kraja

Lini një Përgjigje