
Logoja me yje të verdhë, në këtë fotografi të zvogëluar pas derës së mbyllur të BE-së, ku faturën e paguan viktima e bakshishin e merr hajduti, është vizatuar aq bukur nga pronari, sa edhe macet janë hutuar e nuk e ndjejnë erën e peshkut që ka qelbur dynjanë...
Sa e gjatë radha pas Edi Ramës? Ç’po ndodh, pasi as tenxhere, as lugë e pirunj, as tepsi nuk shihen gjëkundi?
Jo, tepsinë nuk e ka me vete Babloku, se e ka bërë na, s’ka lënë gjë në të. Madje, para se të mbledhë miqtë që do dalin të gjuajnë vota, e ka fshirë me gisht, se nga vjetërsia është bërë shoshë që nuk e mban as supën e premtimeve.
Kush ha nuk flet, dhe kush flet nuk ha, është rregulli Nr. 1 në fshatin tonë.
Por, atyre që nuk u bie gjë në sqep prej 12 vitesh, u është fikur zëri, me zor belbëzojnë në ndonjë rrjet social.
1-shi i mashtrimeve, shtrin dorën me 5 gishta e tund pasaportën e BE-së si atë çokollatën që Babagjyshi u tregon fëmijëve çdo krishtlindje, prej 2000 vitesh.
Logoja me yje të verdhë, në këtë fotografi të zvogëluar pas derës së mbyllur të BE-së, ku faturën e paguan viktima e bakshishin e merr hajduti, është vizatuar aq bukur nga pronari, sa edhe macet janë hutuar e nuk e ndjejnë erën e peshkut që ka qelbur dynjanë.
Altin Dumani, reciton ajete nga Kurbani i piktorit për shpirtin e dëshmorëve të Mafias.

Gati tërë miqtë e Bablokut, kanë rënë dëshmorë të hajdutërisë, por kryeministri u betua se është krenar për ta, pasi shpirtin e kanë lënë në radhë për s’dihet se ku, jo për faj të tij, por sepse edhe ora e drejtësisë, edhe e BE-së. Ora e BE-së ka ndaluar që atë ditë kur Brukseli nisi e-mailin se pasaporta nuk printohet për asnjë shtet ku licenca e lirive dhe pasurive sigurohet vetëm për ata që vjedhin e mashtrojnë.
Pra, s’ka drejtësi, s’ka BE, s’ka ndryshim?
Kafshoje buzën para se flet, ti që përtypesh me gojën bosh.
Mish nuk ka as në thertore, se e marrin për vete kasapët. Atje as shpresa nuk gjen rrugë shprese, se sistemi ende ka Covid. As tepsia pas çelësit të çifligarit, nuk është për ju.
Tepsia tashmë, edhe pse mbushet shpesh me fondet publike, rri në muze, si monument i pranuar i mashtrimit kolektiv.
S’keni ç’bëni, këtë herë pickojeni dorën para se të votoni.
Kaq mund t’u themi sot, do e harroni pasaportën e BE-së, do mblidheni rreth tepsisë, ku si gjithmonë, nuk do ju bjerë gjë në sqep prej saj./Pamfleti
Lini një Përgjigje