TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Qershor 2023, 16:04

Hakërrimet e Sufes, Zupit dhe Zuthit për të nxjerrë në selamet opozitarizmin!

Shkruar nga Agron Gjekmarkaj

Hakërrimet e Sufes, Zupit dhe Zuthit për të nxjerrë në

Po u bënë edhe pese a gjashtë mbledhje si kjo, tre fjalime të Sufes, Tupit, Dupit dhe Zupit  vrima e miut do i duket hotel me pese yje. Ditë të zeza e presin qeverinë...

Sufja, Udri dhe Zupi me një klik përjashtuan 170 e kusur veta nga Këshilli Kombëtar, i PD  zyrtare i dëbuan nga hija e vulës si lakmitaret nga bahçja. Hajde qerratenj  hajde. Nuk kishim dyshim për aftësitë.

U hakërryen, u përbetuan që o e qesim në selamet opozitarizëm o s’ka!

Tani  u thonë njerëzve hajt sikter ikni njëherë meditoni, piquni, ngrihuni në lartësinë e Vulës dhe pastaj edhe bashkohemi. Tani për tani mendimi ndryshe nuk na duhet. Atë e dimë ne.

Te uruarit po u japim një mundësi demokratëve vikasin ! Partia e re me Liderin e ri historik në krye me kolonelët e saj Sufja, Zupi, Zuthi, Dupi, Tupi, Dokupi, Enkupi , Jakupi , Potuku, Kallupi  do jetë edhe oksidentale edhe demokratike , edhe erdoganiste e fundamentaliste edhe pro amerikane, edhe vehabiste edhe laike, intelektuale e elitare po e po! Ja mbërrimë edhe kësaj dite ku lavdia dhe shpresa vërshojnë si uji i Lanës oborreve të opozitës. Edi Rama po dridhet si qafir se i erdhi sosja.

Po u bënë edhe pese a gjashtë mbledhje si kjo, tre fjalime te Sufes, Tupit, Dupit dhe Zupit  vrima e miut do i duket hotel me pese yje. Ditë të zeza e presin qeverinë. Këtu nuk kemi parasysh as këndimin e hymnit e as një  nga fjalët e zjarrta ku thuhet qe beteja sapo u bitis.

Serioziteti dhe  ndershmëria , interesi publik dhe ai opozitar, dija  e mira , e dashura dhe e bukura sot triumfuan mbi delenxhillëkun, dordomuzllëkun, batakçillëkun padijëllekun përçarjen dhe kapjen.

Aferim more të uruar aferim, banaliteti dhe poshtërsia ju kalon anash pa ju lagur gjëkundi. Sot mund të mburreni i bashkuat demokratet.

gjekmarkaj opozita pd

Lini një Përgjigje

Forum