TAGS-AT E JAVËS

Forum19 Qershor 2023, 17:54

Para qenve duhet të tridhen kryetarët e bashkive!

Shkruar nga Mentor Kikia

Para qenve duhet të tridhen kryetarët e bashkive!

Ajo është dëshmia se format e korrupsionit kanë kaluar çdo cak fantazie, vetëm për të përfituar...

Së pari, dua të them se për shkrimet mbi këtë temë, refuzoj të përdor foto nga imazhet e asaj videoje, pasi është më shumë se e pështirë….

Së dyti, që në fillim kam thënë se skandali i kësaj historie nuk është seksi oral në zyre, sepse kjo është punë shijesh.

Por skandali është se përse e bënte këtë shërbim ajo grua.

Së treti, nuk do të mbështes asnjë nga ata të organizatave për të drejtat e grave, nëse do të marrë udhe ideja se ajo gruaja është viktimë dhe duhet mbrojtur.

Përkundrazi, ajo është autorja dhe madje Gjici mund të quhet viktima.

Ajo grua është modeli më i pështirë i të bërit biznes, duke iu ulur në gjunjë një pushtetari për të marrë një tender pa të drejtë.

Ajo është dëshmia se format e korrupsionit kanë kaluar çdo cak fantazie, vetëm për të përfituar.

Këtu nuk asnjë viktimë, por dy njerëz që duhet të shkojnë në burg, nëse historia e tenderit të tredhjes së qenve të Kukësit është e konfirmuar me prova.

P.s: Mendoj se në të ardhmen, tredhja e qenve të paraprihet nga tredhja e kryetarëve të bashkive.

gjici skandali

Lini një Përgjigje