
2025, nëse nuk ndizet shkrepëse radikale kundër së keqes, do të jetë viti i rithemelimit zyrtar të Diktaturës.
Gjykatat italiane e kanë dënuar me 7.2 vite burg për trafik ndërkombëtar droge Geron Agron Xhafën vëllanë e Fatmir Xhafës
Gjykata e Apelit në Tiranë, dënon me burg për kallzim të rremë, kallëzim i pabërë, deputetin Ervin Salianji, sepse thotë se Geron Agron Xhafa, është trafikant ndërkombëtar droge, siç drejtësia italiane ka vendosur. Nuk e njeh vendimin e vendit fqinj.
Mjerisht prokurorë e gjyqtarë të çdo niveli e strukture, të cilët konsiderojnë Kod Penal, Kod Procedure dhe Kushtetutë oreksin "Rama" janë shtuar. Më ka ndodhur jo pak raste të bisedoj për çështje në hetim e gjykim kur prokurorë e gjyqtarë u thonë zë mekur përfaqësuesve ligjorë:
"...Ti ke të drejtë po ç’të të them, nuk e bëj dot, se ata lart më kërkojnë tjetër gjë. Nga t'ia mbajmë, do hamë bukë..." E të tjera kinezëri justifikuese. Këto kafshatxhinj, janë soj butakësh, eunukësh të tredhur pavarësisht gjinisë. Duke dënuar Salianjin Rama ngushëllon Fatmir Komisionerin e kontrollit të Reformës dhe mbron vëlla Olsin nga Xibraka. Çuditërisht ndërkombëtarët e shpuar të ndenjurave për shashkat ndaj bashkiakut Veliaj të fërkuar pas tyre, sot u ngrysën gjuhëngrënë maceve dhe janë firuar. Gjykata Kushtetuese jep shenja Kuplaraje. Vendimet nuk ia njeh qeveria. KM-shfrenuari dështak nga USA ku vreros Kosovën dhe miklon shtet-Mondin, harbon zeher ndaj Bardhit, kallëzuesit të vëllait, duke qortuar SPAK për vonesat ndëshkuese. Me këtë qoftëlarg normalët nuk mund të mendojnë se e kanë të gjatë. 2025, nëse nuk ndizet shkrepëse radikale kundër së keqes, do të jetë viti i rithemelimit zyrtar të Diktaturës.
Parlamenti duhet destabilizuar siç ndodhi muaj më parë;
Ndërkombëtarët mbështetës të Ramës duhen refuzuar;
Duhet shkërmoqur plani i shtet bandave për pastrim parash e të tjera telashemëdha prurëse;
Protestat duhen radikale në ekstrem;
Duhen bërë transparente gjithë lidhjet KM-Qeveri- Mafia, ku janë bashkë të përfshirë policë, prokurorë, gjyqtarë, mediatikë, biznese, diplomatë, bashkiakë dhe banditë.
Nesër është shumë vonë.
Lini një Përgjigje