TAGS-AT E JAVËS

Forum13 Qershor 2024, 10:33

Flamuri në gjysmë shtizë, vulën ua dhanë, atëherë kur nuk e donin

Shkruar nga Mariela Stefanllari

Flamuri në gjysmë shtizë, vulën ua dhanë,

Shpesh justifikoj pse Berisha dhe Rama zgjedhin idiotë pranë vetes, sepse sado të rrezikshëm të bëhen si padashur, në thelb mbeten idiotë në përdorim dhe në fund trungje për asgjësim.

30 muaj pa vulë, 30 muaj pa logo, 30 muaj me flamur dhe Foltore, me periudha zgjedhore dhe disa ndëshkimore. Periudhë fantastike për t'i rrëmbyer Berishës partinë.

E kuptuat miq, më 11 qershor ranë maskat. Buzëqeshje të vuajtura në fytyrat e drejtuesve të PD, fytyra të mpira, motorë të trurit të fikur, gojë nofullvarura për vulën, për vulën që ua kthehu në shtëpi gjykata, këta të murmët lakej të Rithemelimit, mbushën ekranet me pahir dhe shpërfaqën të vërtetën.

Fjala e vakët edhe pse të detyruar e fërkonin për ta skuqur nga pak, frazat thuajse të pakuptimta, mendimet për të ardhmen e PD inekzistente, si ta kishin humbur vulën atë ditë, por në fakt kishin humbur toruan nga gjëma që u kish ndodhur.

Askush nuk priste që vula të kthehej në shtëpi. Askush realisht nuk donte që vula të kthehej në shtëpi. E ç'u duhej ajo vulë, të tjera ëndrra kishin bërë ata, të tjera plane kishin thurur.

Ajo ditë e mallkuar gjithçka ua rrënoi, si dallga kasollen.

Atyre nuk u duhej vula, ata të gjithë donin partinë dhe anëtarësinë, partinë e Berishës dhe anëtarësinë e Berishës, me shpresën dhe deri diku me bindjen se Berisha mbaroi, se partinë po ja merrnin, pasi anëtarësinë në bazë, kishin kohë që e instrumetalizonin në favor të pozicionimeve të të përzgjedhurve të tyre.

Flamuri, Belo, Babale, Boçi, Gjekmarkaj, ata lëgëtyrat që ka futur në tempullin e ligjbërjes Basha, të tjerë në çanakun e Rithemelimit, deputetë të gjithë, ca të ardhur dhe ca të mbetur, partinë donin sa pa u tretur, sepse Berishën e kishin klasifikuar të vdekur.

Flamuri mbrëmë gjysmë shtizë, me brisqe në dorë rruante bole imagjinarë drejtësie dhe gazetarie.

Flamur ziu, Flamur kryekapadaiu, që këto 6 muaj drejton partinë, me bindje ju deklaroj se e ka shkallmuar dhe e ka nxjerrë jashtë funksioni PD-në. Ekzakt siç i duhet Ramës.

Të lë pa zë dhe figurë fakti se, për këtë eveniment që shënon fitoren e madhe të Berishës kundrejt Bashës dhe sistemit, një betejë afro 3-vjeçare për vulën, Sekretari i Përgjithshëm, Muli i Kuliçit, nuk mbledh Kryesinë e PDSh-së, as Grupin Parlamentar, por qëndron në pasivitet të plotë dhe i çoroditur nga ky lajm kobë, nga kjo gjëmë për të dhe të tjerët e konstilacipnit brenda PD-së. Nuk di se çfarë duhet të bëjë tani, teksa Mega-Plani për rrëmbimin e partisë ra, u shua, u rrëzua, u dogj, u bë shkrumb e hi.

Deri dje mendonin se vula i mbetej Bashës.

Deri dje mendonin se do të kafshonin lehtësisht Argita Malltezin dhe do e nxirrnin jashtë loje, nëse do të synonte kreun, teksa ati i saj biologjik dhe pronari i tyre politik mbetej i izoluar.

Deri dje mendonin vetëm listën e deputetëve dhe emrat e saj.

Të gjitha këto, deri dje.

Por ja gjë rrjedha e gjërave erdhi ashtu siç e kishte parashikuar Berisha dhe jo trushkulurit që mban Berisha në parti.

Shpesh justifikoj pse Berisha dhe Rama zgjedhin idiotë pranë vetes, sepse sado të rrezikshëm të bëhen si padashur, në thelb mbeten idiotë në përdorim dhe në fund trungje për asgjësim.

Ja pra që tani, vula i përket Berishës sërish.

Babalet dhe sandalet, Flamurët dhe jaurët, Belot dhe krushqia, ca nga Kryesia dhe ca nga LSI-a, ca nga KOKOE, dhe ca nga bota e re, po mendohen si ta kalojnë partinë në zgjedhje.

Të gjithë deputetëve të vendosur nga Basha në 2021, edhe pse në Rithemelim, sot PD me vulë, nuk u intereson fitorja e 2025-ës, u intereson vetëm një gjë, që të jenë në listën e radhës.

Por ja që ngërç i madh Berisha me vulë në dorë, që nuk e mbajnë dot më peng dhe që iu rikthye partia sërish, ashtu siç e deshi. Tani më, vështirë se mund të shtrojnë çështje lidershipi, edhe pse do të përpiqen në idiotësinë e tyre të kalçifikuar.

Berisha nuk hyn në 2025-ës për të humbur. Dhe Berisha nuk ka për të hyrë në zgjedhje me asnjë nga listat e Bashës së 2017-ës dhe 2021-shit. Pse? Sepse teksa bën një retrospektivë në kohë dhe ngjarje, Berishës i rezulton se këta të gjithë ishin pasvanë dhe servila të Bashës dhe së bashku me të e shkatërruan PD-në dhe kurbani i tyre do të ishte vetë Berisha.

Nëse Berisha i mban në lista, ata do të humbasin me vullnet dhe vetëdije, sepse duan partinë, jo qeverinë.

Dje dhe sot Berisha kuptoi se përpjekja këto 3 vite është e tij dhe e anëtarëve të thjeshtë.

Berisha e kupton tani shumë mirë se këta që ka deputetë nuk i duhen më as dreqit, këta njerëz të konsumuar nuk i pranon më baza, anëtarësia. Populli në bazë do figura të tjera, të reja themi rëndom.

Kujdes Sali, sepse gjithmonë e ke pësuar nga ata që ke mbajtur pranë.

Ju Demokratë gëzoni dhe shpresoni, por kryesisht kërkoni që Berisha të ndryshojë strategji dhe trajektore. Është mjaftueshëm i zgjuar, që kësaj radhe t'ju zgjedhë ju, anëtarësinë e partisë për të bërë luftën!

flamur gjysem shtize vule

Lini një Përgjigje