TAGS-AT E JAVËS

Forum15 Mars 2025, 13:40

Fisi fis rigoni nuk bëhet lis! Soji i 'Lenkave edhe Marjanave'

Shkruar nga Irena Beqiraj

Fisi fis rigoni nuk bëhet lis! Soji i 'Lenkave edhe Marjanave'

Këto gra janë vendosur pa asnjë problem në shërbim të propagandës, mjafton "të vërtetojnë" profecinë e tyre të vetëpërmbushjes, duke u parkuar me krenari në listat e mbyllura të parazitizmit politik.

"Kooperativistja, e dalluar Lenka Cuko e kooperativës buqesore Fieri i Ri, në rrethin e Lushnjës, qe nga të parat, që vuri në zbatim metodën e përparuar sovjetike, dy herë heroinë e punës socialiste Birova, në vjeljen e shpejtë të pambukut me dy duar".

Kjo ishte dje, sot kemi Marjanën, Neomalesoren e kohëve moderne e cila me keca në duar, kërkon të na ofrohet si modeli i vajzës së thjeshtë të punës.

Biologu Joseph Henrich thotë "se formimi i trurit kolektiv ka nxitur evolucionin gjenetik të specieve njerëzore brenda nje shoqërie dhe ka ndikuar më tej në biologjinë e tyre".

Ai tregon se për të funksionuar, secili prej nesh mbështetet jo vetëm në njohuritë e ruajtura brenda kokës se tij, por edhe në njohuritë e ruajtura, në mjedis dhe veçanërisht tek njerëzit e tjerë antarë të së njëjtës shoqëri.

Pra sekreti i suksesit njerëzor nuk qëndron në inteligjencën e lindur individuale, por në trurin tonë kolektiv – në aftësinë e grupeve njerëzore për t’u ndërlidhur shoqërisht dhe për të mësuar nga njëri-tjetri gjatë brezave.

E pra normat kulturore edhe shoqërore që kanë mësuar përvetësuar dhe zbatuar gjatë gjithë historisë "Lenkat edhe Marjanat" kanë qenë të njëjtat edhe pa asnje përmirësim, megjithë emrin Neomalesorja që Marjana ka zgjedhur për veten. Këto gra janë vendosur pa asnjë problem në shërbim të propagandës, mjafton "të vërtetojnë" profecinë e tyre të vetëpërmbushjes, duke u parkuar me krenari në listat e mbyllura të parazitizmit politik.

U rrita duke lexuar Lenkën që u bë drejtuese e lartë e partisë edhe qeverisë edhe e punëve të vendit se mësoi të vilte pambuk me dy duar. Shkruaj se nuk dua të vdes duke e lenë pas triumfin e "neomalësoreve" me keca në duar si emblemë e vetme e gruas së kësaj shoqerie.

Por siç duket perpjekje e kotë! Të parët tanë thonin "fisi fis rigoni nuk bëhet lis"!

Lini një Përgjigje