
Një qeveri që kujtohet për pensionistët vetëm para zgjedhjeve nuk është qeveri, por një makineri propagande.
Bisedova sot me nënë Sanijen, një grua fisnike, e cila kujdeset për bashkëshortin e saj të paralizuar. Të dy janë pensionistë. Me të ardhurat e tyre mezi mbulojnë ilaçet, faturat e energjisë dhe ushqimin. Për zonjën Sanije dhe shumë pensionistë si ajo, bonusi i qeverisë nuk është asgjë më shumë se një lëmoshë elektorale që nuk ndryshon realitetin e saj të përditshëm.
Po muajin tjetër? Po dimrin që vjen?- më pyeti ajo me lot në sy. Dhe ka të drejtë. Sepse dinjiteti nuk blihet me 100 euro.
Numrat tregojnë të vërtetën e dhimbshme:
- 520 mijë pensionistë marrin më pak se 200 euro në muaj.
- Pensioni mesatar është më pak se 180 euro.
- Çmimet e bukës, vajit dhe qumështit janë rritur me mbi 50%.
- Fatura e energjisë dhe ujit është më e lartë se kurrë.
- Ilaçet kushtojnë, rimbursimi është ulur.
- Qiratë janë bërë të papërballueshme.
Një qeveri që kujtohet për pensionistët vetëm para zgjedhjeve nuk është qeveri, por një makineri propagande.
Për 12 vite, pensionistët shqiptarë kanë mbijetuar me pensionet më të ulëta në Europë, ndërsa çmimet janë rritur çdo vit. Sot, kur i duhet vota e tyre, qeveria u jep një “bonus pranvere” dhe mendon se ka bërë detyrën e saj.
Por pensionistët nuk janë numër. Nuk janë një masë për t'u manipuluar. Janë njerëz që kanë ndërtuar këtë vend. Ata meritojnë dinjitet, jo tallje.
Më 11 maj, shqiptarët do të zgjedhin midis një Shqipërie të varësisë dhe një Shqipërie me dinjitet.
Qytetarët tanë të moshuar meritojnë më shumë dinjitet dhe mbështetje!
Lini një Përgjigje