
Shumë gra që nga Shkodra e deri në Vlorë tërhoqën vëmendjen e liderit. Katapultohen vihen të parat e listës, madje disa syresh ulen edhe në krah të tij në Qeveri apo në mbledhje të grupit parlamentar.
Që kur një grua me emrin Zamira Sinaj, dekane e Fakultetit Ekonomik në Vlorë, është vendosur e dyta në listën e Vlorës nuk më pushon telefoni. Miq, gazetarë, vlonjatë të tjerë me pyesin: a e njeh? Më japin indicje që ka qenë tek çadra e PD ku ka mbajtur fjalim për "Republikën e Re" , por me thenë të drejtën sërish asgjë nuk më thotë emri i saj .
E para u habita që paskërka akoma Fakultet Ekonomik Vlora, e si rrjedhim paskërka edhe dekane, por kjo është temë tjetër.
E dyta nëse ka qenë me PD-në, ky është disavantazh i madh për të. Ajo parti në këto 12 vjet ka pritur e ka përcjellë shumë si zonja . Edhe pse me diploma të mira në xhep, shumë prej tyre duke shëtitur stendë më stendë partie, mbeten subjekte të huaja brenda partisë, si ato bizhutë pa vlerë që mezi pret t’i heqësh sa mbaron festa. Socialistët janë mësuar ti presin duke qeshur, por i paketojnë me shpejtësi skëterre sapo humbasin vëmendjen e Kryetarit.
Shumë gra që nga Shkodra e deri në Vlorë tërhoqën vëmendjen e liderit. Katapultohen vihen të parat e listës, madje disa syresh ulen edhe në krah të tij në Qeveri apo në mbledhje të grupit parlamentar. I imponohen partisë si yje në ngjitje, por nuk mbijetojnë dot aty brenda më shumë se një mandat.
Të zhgënjyera, i torturon pyetja "çfarë nuk funksionoi"? Kush ishte kundër tyre? Edhe kështu përfundojnë rrugëtimin e tyre përfaqësues të zbrazura edhe të hidhëruara me gjithë botën.
E pra, nuk ka një socialist të thjeshtë që nuk e njeh mirë fundin politik të këtyre grave .
Siç thotë një socialiste ironike nga Vlora :
Xhan, bëhu e mençur!,
Sot je më e mira!
Por pas kësaj prit
ditë shumë të vështira !
Vlerësimi i Liderit,
nuk zgjat, e nuk mban
Si avull i ngrohtë
kondeson në xham!
Kthehet veç në lot,
maraz e mërzi,
kur s'të "sheh" ai
s'të do më njeri!
Lista shpejt harrohet
Bashkë me të vlerësimi
Dhe ti mbetesh vetëm
E mbytur nga hidhërimi !
Çfarë fat i keq! Nuk do t'ia uroja asnjë gruaje !
Lini një Përgjigje