TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Mars 2025, 16:48

Jemi i vetmi vend në botë që rrugët inaugurohen, pastaj përfundohen!

Shkruar nga Lutfi Dervishi

Jemi i vetmi vend në botë që rrugët inaugurohen, pastaj

Ne jemi i vetmi vend në botë ku njerëzit durojnë 4 vjet qeverinë, por jo 4 sekonda në semafor!

Gëzuar ditën e Verës!

Ne jemi i vetmi vend kur në fillim vjen vera pastaj pranvera!

Ne jemi i vetmi vend që në fillim zgjedhim deputetët, pastaj i votojmë dhe pastaj pyesim: "Prap të njëjtat fytyra?".

Ne jemi i vetmi vend që rrugët inaugurohen, pastaj përfundohen!

Ne jemi i vetmi vend ku projektet rrugore i ngjajnë serialeve latino amerikane, çdo vit një lot i ri!

Në jemi i vetmi vend ku reformat janë historike, ndërsa rezultatet legjendare. Askush nuk i sheh!

Ne jemi i vetmi vend, ku gjyqin e bëjmë në portale dhe raportimet në gjykatë.

Ne jemi i vetmi vend në botë ku qumështi ka afat skandence më të madh se premtimet elektorale.

Ne jemi i vetmi vend në botë ku njerëzit durojnë 4 vjet qeverinë, por jo 4 sekonda në semafor!

Ne jemi i vetmi vend ku populli kërkon për një të ardhme më të mirë, por voton për të shkuarën!

Gëzuar ditën e Verës!

Lini një Përgjigje