TAGS-AT E JAVËS

Forum24 Qershor 2025, 17:16

Fatet e botës janë në dorë të Celibashit dhe Ben Krajës!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Fatet e botës janë në dorë të Celibashit dhe Ben

“Mësohet” se ndaj presidentit Trump kanë “nisur hetimet” prokurori i SPAK, Ben Kraja, për dy vepra penale: atë të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe për prishje të moralit komunist...

Pas 12 ditësh lufte mes Izraelit dhe Amerikës kundër Iranit (Palestinës, Jemenit, Libanit, Egjiptit, Jordanisë, Sirisë), sot filloi "armëpushimi", por që u "prish", sipas mediave, bombardimet kanë vijuar.

Izraeli thotë se Irani nuk e zbatoi armëpushimin dhe ka goditur me raketa sot drejt Izraelit. Teherani e mohon që të ketë kryer sulme dhe me gjasë mund të ketë qenë ndonjë raketë “qorre”.

Sipas Ndrek Lucës te filmi "Operacioni i zjarrit", “këtu ka tradhti burra”.

Sipas “informacioneve” të SHISH dhe vetë kryetares së këtij shërbimi, e cila po “mban të informuar” njëkohësisht si MOSSAD-in edhe CIA-n, nuk do të ndalen bombardimet në Izrael e Iran pa mbaruar rinumërimet në Tiranë.

Kështu që, sipas kësaj logjike, luftën në Lindjen e Mesme mund ta ndalojë vetëm Ilirjan Celibashi.

Po ashtu “mësohet” se ndaj presidentit Trump kanë “nisur hetimet” prokurori i SPAK, Ben Kraja, për dy vepra penale: atë të kalimit të paligjshëm të kufirit, njësoj siç u dënua Arben Luçi që u kap në Vorë në korrik 1990, dhe për prishje të moralit komunist, siç u dënua Andrea Filip Daija po në korrik të vitit 1990.

Pra, përfundimisht, paqja dhe qetësia botërore “është” në duart e Celibashit dhe Krajës. Të tjerët lodhen kot me deklarata apo marrëveshje, se asgjë nuk ndalojnë dot.

Lini një Përgjigje