TAGS-AT E JAVËS

Forum21 Janar 2025, 17:58

Çfarë mesazhi na dha Melania me veshjen e saj në ceremoninë e inaugurimit të Trump?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Çfarë mesazhi na dha Melania me veshjen e saj në

Melania ishte e ftohtë në qëndrimin e saj, dhe Trump që sikur i lutej asaj. Ndërsa ajo, e tërhiqte zvarrë siç dëshironte ajo...

Donald Trump u betua si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por gruaja e tij Melania Trump u paraqit në këtë ceremoni me një kapelë republike që, me rrethin e saj të gjerë si strehë, nuk e lejoi presidentin që ta puthë.

Ajo, me atë paraqitje e atillë si mbretëreshë, që i habiti të gjithë, dhe me atë qëndrim mbretëror, i tha historisë më shumë sesa opinionit publik:

Këtu, në këtë festë, jam unë, dhe askush tjetër: Tani, unë jam mbreti në Washington.

Melania ishte e ftohtë në qëndrimin e saj, dhe Trump që sikur i lutej asaj. Ndërsa ajo, e tërhiqte zvarrë siç dëshironte ajo.

Dhe kapela republike e saj, u bë lajm i gjerë në media.

Edhe ajo kapelë nuk ka shpjegim tjetër veç kësaj: "Këtu jam unë, dhe vetëm unë, sepse jam Mbretëresha në Uashington.

Dhe Trump vinte vërdallë, jo si i fyer apo i poshtëruar, por si pranues i rolit të tij prej vartësi përballë mbretëreshës Melania Trump.

Po, si do të ecë kjo rrjedhë e re e këtij çifti kaq të pushtetshëm në Uashington?

Do kemi edhe raste të tjera ku Melania Trump do të na thotë latinisht si perandorët e mëdhenj të Perandorisë Romake: Hic Sum! (Këtu jam unë)

Lini një Përgjigje