
Nëse posti i Zv.Ndihmëses së Sekretarit të Shtetit është post hallkë/nyjë e rëndësishme në zinxhirin vendimmarrës dhe komandues, që ushtrohet vetëm nga diplomat i rangut të lartë, posti i Senior Advisor është thjesht post këshillimi, post influencues dhe raportues, që mund të ushtrohet edhe nga një i sapodiplomuar...
Kjo koreano-amerikania ish ambasadore e Amerikës në Tiranë, të cilës Rama dhe Xhaçka ja bënë gati kredencialet e përcjelljes përpara kohe, është "futur në ujë" nga lëvizjet tektonike në Administratën Amerikane.
Yuri Kim ishte Zv.Ndihmës Sekretare e Shtetit, një post i rëndësishëm që mund ta mbajnë vetëm diplomatë karriere të gradës ambasador.
Posti i ri, Senior Advisor, që iu dha, është një post "afifkë", thuajse mbushës, pa asnjë rëndësi, që zakonisht e marrin ekspertë të rinj në profesion, sigurisht jo diplomatë, pasi është kryesisht post politik.
Fakti që ka zbritur në këtë derexhe, mund që i janë hequr edhe Titujt Diplomatikë, sepse një ish diplomat ambasador nuk pranon kurrë ta emërojnë Senior Advisor.
Edhe diçka, nëse posti i Zv.Ndihmëses së Sekretarit të Shtetit është post hallkë/nyjë e rëndësishme në zinxhirin vendimmarrës dhe komandues, që ushtrohet vetëm nga diplomat i rangut të lartë, posti i Senior Advisor është thjesht post këshillimi, post influencues dhe raportues, që mund të ushtrohet edhe nga një i sapodiplomuar, pa qenë diplomat.
***
Ata të PD-së u gëzuan kur u shkarkua.
Por u hidhëruan që mbeti ende në "qilaret" e Administratës.
Të majtët u hidhëruan kur u shkarkua.
Por kaluan në mashtrim ekstrem të opinionit publik mes Mediave, kur morën vesh që u caktua si Senior Advisor, duke ja ofruar shqiptarit bakrin për ar 24-karat.
Dhe nuk dëgjova ndonjë të djathtë të kupolës, të bënte sqarim të kësaj që i ka ndodhur koreanes Kimi, mes emërimit të ri, që të orientohen njerëzia.
Lini një Përgjigje