
Koha në Shqipëri po ecën sot drejt zbulimit dhe ndëshkimit të të gjithë antishqiptarisë, e cila ka qenë dhe është ende në pushtet.
Kur një shoqëri si kjo jona, nuk e ka dhe nuk e arrin dot një motiv për të organizuar një program për zhvillimin kombëtar, ajo është në krizë të vijueshme.
I.
Ja, një të tillë gjendje kaloi Shqipëria gjatë viteve 90' të shekullit që kaloi, kur filloi dhe emigrimi masiv i shqiptarëve.
Dhe kjo lloj gjendjeje po vijon ende, ndonëse që, tani, po kuptohet qartë se emigrimi me numër të lartë në Perëndim, e ka sjellë në Shqipëri efektin e vet pozitiv, në ngritjen e ekonomisë dhe të mirëqenies shoqërore.
Por kuptohet se sot shoqëria shqiptare ka hyrë si e përfshirë në një zhvillim spontan, ku nuk po ndihet fare roli i qeverisë së gjatë Rama. Por kjo mund të jetë e përkohshme, dhe gjithçka do të varet nga aftësia e qeverisë Rama.
Ta shohim, a do ta kapë dot qeveria Rama këtë situatë progresi popullor në Shqipëri, për ta lartësuar më tej atë?!
Kurse për qeverisjen e gjatë Berisha, as që mund të flitet fare, sepse ajo ka qenë një qeverisje thellësisht antikombëtare, gjë që kjo tani është e provuar.
Dhe Berisha ndërkohë është nën një akuzë penale, e cila po shihet se do të avancojë edhe në disa aspekte të tjera kriminale të Sali Berishës kundër Shqipërisë.
II.
Dhe prandaj koha në Shqipëri po ecën sot drejt zbulimit dhe ndëshkimit të të gjithë antishqiptarisë, e cila ka qenë dhe është ende në pushtet.
Dhe kjo tani është e provuar dhe shqiptarët që po presin progresin e drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri, kanë filluar të besojnë se korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri, i gjithë ky, do të dënohet dhe shqiptarët më në fund do ta nisin edhe ata rrugën drejt një zhvillimi integral në të gjitha fushat: në administratën shtetërore, në tregun e lirë, në marrëdhëniet ndërkombëtare, në punësim dhe - në ngritjen e mirëqenies shoqërore brenda standardit evropian.
Të shohim, sot gjithçka është në dorë të institucionit akuzues antikorrupsion historik - që kudo po pritet me besim entuziast nga shqiptarët, sepse ky organ i sapokrijuar, po vepron nën emrin e lavdëruar prej të gjithë shqiptarëve dhe që quhet - SPAK.
Lini një Përgjigje