
Ajo që ishte realisht e re, madje e re fare, ishte rezultati i Shkodrës.
Nga sondazhet e transmetuara mbrëmë në disa televizione nga kompani të ndryshme, të gjitha prestigjioze, nuk se kishte ndonjë të re të madhe në rezultatin e përgjithshëm.
Ajo që ishte realisht e re, madje e re fare, ishte rezultati i Shkodrës. Një e dhënë krejt fringo, që për çdo profesor të një katedre politike, së paku, duhet ta kishte shënuar në bllokun e tij. Pashë njërin që u mor me një matematikë çalamane çfarë i merr Tom Doshi PS-së apo PD-së.
Tom Doshi, apo PSD e tij nuk është aspak një fenomeni ri. Kush e njeh politikën e tij që Doshi, ka pasur elektoratin e vet që nga 2005-a. Për profesorët e shkencave politike, Doshi vjen nga një përballje kur sistemi ishte mazhoritar me turn unik jo balotazh. Dhe fitoi. Pse? Sepse kishte me vetëm Anën e Malit që ishte socialiste 100%, Velipojën që ishte 70% dhe Bushatin që ishte demokrat 100%, por që e mori vetë.
Po kjo është tjetër mesele. E dhëna më e rëndësishme e sondazheve të mbrëmshme ishte rritja e Partisë Socialiste e Shkodrës tek shifra e 40 përqindëshit. Shifër, që është lajm-pikë. Pse ka ardhur?
Mandatet për kë njeh sistemin, e di mirë që janë gjë tjetër. Bamir Topi, presidenti Republikës me Frymën Demokratike mori më 2013 më shumë se 12 mijë vota në qarkun Tiranë por s’arriti të marrë deputet se ja vodhën komisionerët e PS-PD.
Por përveç kësaj, jemi ende në fazën e perceptimit publik. E një shkencëtar politik, perceptimin e lexon si një mundësi, madje edhe hipotezë, por jo si garanci mandatesh.
Lajmi dje ishte bombastik: PS në Shkodër arriti në nivelin e 40% të perceptimit politik. Ky është një lajm që do të thotë se lidershipi politik i Benet Becit, që erdhi si një personazh miqësor me të djathtën, pori kandiduar nga PS, ka rritur konsensusin politik për mazhorancën.
Bastioni demokrat, politikisht nuk ekziston më: po përjetojmë kohën e një transformimi që sipas gjasave do të jetë zhvillimi më interesanti viteve të ardhshme. Madje më i rëndësishmi.
Duket që për këtë mazhoranca e ka një plan, opozita, jo. Edhe pse Shkodrën e ka pasur Jerusalemin e vet.
Në debatet e sondazheve pati mjaft krisje ideologjike dhe nonsense historike, por realisht për një reporter që Shkodrën e njeh që nga 1992 ka një aksiomë të një demokrati 24 karatësh që u arrestua për rrëzimin e shtatores së Stalinit si Dedë Kasneci.
I cili në 1994 thoshte hapur, që nëse zgjedhjet në Shkodër bëhen të lira fiton Partia Socialiste. E këtë e di çdo bashkëkohësi atyre viteve të largëta ë janë vërtetë pak, se shumë nuk janë më për shkak të moshës. Por dëshmitarë ka.
Lini një Përgjigje