TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Prill 2025, 22:07

Duhet të mësojmë nga e shkuara, s’mund të pranojmë një Enver Hoxhë të dytë!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Duhet të mësojmë nga e shkuara, s’mund të

Vetë diktatura është një formë qeverisjeje në të cilën një person ose grup një oligarkësh posedojnë pushtet absolut, jashtë çdo kontrolli efektiv të kushtetutës së një shteti...

Ai nuk di asgjë, por ka pushtet absolut dhe i duket se di gjithçka.

Ja, kjo është psikika dhe ndërgjegjja e një diktatori absolut.

Po pse ta jep pushteti absolut këtë forcë?

Sepse pushteti absolut që ushtron një monark, një president apo një kryeministër, do të thotë se ai ia ka jetën në dorë gjithkujt që jeton në shtetin e tij.

Por përse i duhet kjo forcë?

Sepse është pikërisht kjo forcë që atij i ka dhënë pushtetin dhe e mban në pushtet.

Po pushteti i tij, në raport me atë vetë, çfarë përfaqëson?

Ai lloj pushteti absolut i plotëson diktatorit patologjinë e tij, domethënë sëmundjen e tij mendonte për pushtet absolut.

Domethënë, pushteti absolut i një presidenti apo kryeministri, është sëmundje?

Po, ai lloj pushteti është sëmundje psikike e diktatorit, presidentit apo kryeministrit që ka pushtet absolut.

Po diktatori, çfarë është sipas një përcaktimi filozofik?

Vetë diktatura është një formë qeverisjeje në të cilën një person ose grup një oligarkësh posedojnë pushtet absolut, jashtë çdo kontrolli efektiv të kushtetutës së një shteti.

Dhe ky person i vetëm ushtron të gjithë pushtetin sipas përcaktimit që interpretuam më lart. Ai ka në dorë gjithçka, ushtrinë dhe policinë, gjykatën dhe prokurorinë, dhe mund të vrasë këdo që e sheh si kundërshtar. Por brenda patologjisë së tyre, këta diktatorë që kalojnë në tirani vrasin edhe njeriun e tyre më të afërt, i cili u rrezikon pushtetin personal që ata po ushtrojnë, qoftë ky edhe vëllai apo bashkëshortja e tij.

Po si shfaqet realisht kjo sëmundje?

Ky lloj presidenti me pushtet absolut, që e ka marrë dhe e mban këtë pushtet me forcë, kërkesën për pushtet e ka si deviacion psikik. Psikika e tij vjen e ngarkohet nga dëshira e tij instiktive për pushtet absolut politik, që ai e ka si mani psikike. Njëlloj si ai që është një maniak seksual.

Maniakizmi seksual i një burri, i cili kudo kërkon të përdhunojnë e të gjejë gra që t'i ketë brenda pushtetit të tij, është  njëlloj si edhe mania për pushtet absolut e një kryeministri apo një presidenti që, në gjuhën politike, quhen diktatorë kriminalë që vrasim cilindo person që i kundërshton. Dhe kur vrasin, këta diktatorë ndihen të lehtësuar. Këta madje i vrasim edhe bashkëpunëtorët e tyre që i kanë ndihmuar për të ardhur në pushtet si një president apo kryeministër diktator.

Por pyetja që bëhet këtu është kjo?

Përderisa në historinë e gjatë të shoqërisë njerëzore këta janë të shumtë; mos ndoshta këta na provojnë se vetë natyra njerëzore është pikërisht në këtë gjendje?

Sigurisht që kjo e provon, që sot, duke përjashtuar Bashkimin Evropian dhe Britaninë, dhe popujt e Skandinavisë, gjithë të tjerët e kanë rrezikun që mund të drejtohen nga një presidenti apo kryeministër i tillë.

Pse, a nuk e patëm ne Enver Hoxhën tamam një diktator të tillë?

Për ne shqiptarët, historia kriminale e pushtetit të Enver Hoxhës, vrasjet e tij dhe gjyqet fals për të eliminuar fizikisht të gjithë ata që ai i shihte si konkurrentë për t'i marrë pushtetin, është një shembull model që ta kemi në ecurinë tonë shoqërore, për të qenë të kujdesshëm, sepse filozofët e mëdhenj na kanë thëne se: Historie e përsërit vetveten.

Lini një Përgjigje