TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Prill 2025, 14:56

5-a

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 5-a

Edhe për këtë padrejtësi ndaj miqve, 5-a e lehtë, stampuar në numrin e PS, ju kujton sot shqiptarëve, pëllëmbën e rëndë të sunduesit të tmerrshëm edhe mbi të vetët që i shtrydh si limoni e pastaj i hedh...

5-a në fletën e votimit, para se të shihet si rastësi numerike, është edhe ndjenjë, shenjë e qartë e 5 gishtave që kanë goditur pa mëshirë fytyrën e shtetit të së drejtës.

Shuplaka moderne e demokraturës së fshatit tonë, ka 5 gishta.

Shikoni fytyrën, keni shenja apo jo?!

Dora e zezë, ka lënë shëmti ngado në shpërfytyrimin e faqes të secilës shtresë shoqërore.

Ka kapur çdo pasuri, liri, të drejtë, ka rrëmbyer ekonominë dhe drejtësinë, ka zbërthyer jetën e një epoke dhe mbërthyer me 5 gishta të nesërmen.

Me dorën 5 gishtore, kanë vjedhur aq bukur këta të numrit 5, sa Babloku, i njohur si unaza e korrupsionit që mban të lidhur në martesë të detyruar derdimenët, kruan me 5 gishtat e tij kurorën e pushtetit që nuk e lëshon i gjallë, por kërcen mes 11 numrave të fletës së votimit të 11 majit. Si majmuni më qesharak i Tropikut.

Nëpër shkretëtirë të shterpësisë politike, ku edhe barin ja kanë ngrënë delet e Saliut, këtë herë nuk gjen as Lali Erin që e ka burgosur.

I vetmi që Babloku ja hapi me dhunë dorën me 5 gishta, për të maskuar veten pas vendimeve korruptive e për të ruajtur balancën e errët të pazareve të nëndheshme, është bërë re tymi që helmon ajrin e zgjedhjeve.

Edhe për këtë padrejtësi ndaj miqve, 5-a e lehtë, stampuar në numrin e PS, ju kujton sot shqiptarëve, pëllëmbën e rëndë të sunduesit të tmerrshëm edhe mbi të vetët që i shtrydh si limoni e pastaj i hedh.

Avaria në grup, thyerja e besimit që kur 5-a e PS-së nisi të ngjitë si 5 gishtat e dorës hajdute të Edi Ramës, ngjan e pa riparueshme.

Repertori i programit të fushatës, deri këtu shtrihet, 5-a e PS-së si 5 gishtat e dorës hajdute të Bablokut./Pamfleti

5

Lini një Përgjigje