
Për fat të keq drejtësia shqiptare është në një kolaps total funksional dhe moral...
Vrasja e Gjyqtarit në sallën e Gjyqit paraqet qartë dy anët e medaljes së drejtësisë së “re” dhe Shtetit kalbësir. Së pari ngushëllime Familjes së të ndjerit Astrit Kalaja. Së dyti dënoj çdo akt kriminal për çfarëdo arsye qoftë. Edhe pse jemi ndoshta i vetmi vend në Europë dhe në Botë që eksperimentuam shkatërrimin e sistemit të drejtësisë edhe pse ishte i kalbëzuar për qëllime të pastra politike, që drejtësinë që do ndërtohej, të kapej përfundimisht nga fundërrinat e pushtetit ish-kalbësirat e regjimit komunist nën bekimin e krye-kalbësirës botërore Sorros me fëlliqësirat që ka “mbjellë” kudo në çdo cep të globit. Por sidomos në vendet ish-komuniste, kjo nuk justifikon asnjë akt kriminal apo vetëgjyqësi.
Për fat të keq drejtësia shqiptare është në një kolaps total funksional dhe moral. Shqiptarët kanë 35 vite që kurrë nuk kanë gjetur drejtësi tek drejtësia, por kanë paguar për të fituar dhe të “drejtën” e ka fituar kush ka paguar më shumë.
Prej vitit 2016 Shqipëria është thuajse pa drejtësi, funksionale dhe morale, sepse nga 800 gjyqtarë e prokurorë që kishte Shqipëria sot pas vettingut të kryer nga 27 fundërrina politikë kanë ngelur në sistem rreth 350, mes të cilëve shumica dërrmuese kalbësira që duhet të ishin në burg për çfarë pisllikësh kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, pasi kanë “kaluar” vettingun me porosi të pushtetit dhe bandave.
Qëllimisht u shkrin gjykatat dhe prokuroritë dhe u reduktuan vetëm në 12 qarqe për të shtuar radhën, mundin dhe sorollatjet e qytetarëve. Nga 6 gjykata apeli që kishte Shqipëria u shkrin 5 dhe e gjithë Shqipëria duhet të përplaset në Tiranë në të vetmen Gjykatë Apeli. Gjykata e Lartë prej 5 vitesh thuajse nuk funksionon fare sepse nga “vettingu” u shkrua e gjithë për t’u zëvendësuar me kalbënikë që hartuan reformën për ta kapur vetë kupolën drejtuese të sistemit të drejtësisë. Nga viti 1992 kanë kaluar 33 vite që në shtrirje kohore kanë ikur nga kjo botë ndoshta dy breza pa gjetur kurrë ndonjëherë drejtësi për të drejtën e tyre.
Gjyqtarët dhe prokurorët që “kaluan” vettingun janë sot më pisë seç ishin sepse nuk kanë kujt t’i japin llogari dhe mendojnë që janë vetë Zoti sa kohë që kemi një KLGJ dhe KLP bastarde ku secili që është “zgjrdhur” në këto organe punon për llogarinë e vet që të “gjuajë” vendet “vakante”, që i krijon vetë për t’u rehatuar pasi të mbarojë në KLGJ apo KLP, siç ishte rasti i Naureda Llagamit që prej vitit 2022 e kishte piketuar vendin e saj në Gjykatën Kushtetuese dhe kur nuk e arriti “shpërtheu” si kazan plehrash kur merr flakë dhe bëri padi në gjykatë administrative.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një parazit butak i përkëdhelur i pushtetit dhe prodhim i kalbësirës Soros, që në 6 vite nuk ka marrë asnjë masë e nuk ka hetuar asnjë ankesë për gjyqtarët dhe prokurorët sepse është pjesë e kësaj gjëlle qensh, që u gatua duke qenë në kundërshtim me Kushtetutën në atë post, sepse ky ishte nga kalbësirat që hartuan këtë halë-reformë. SPAK-u një organ me 29 prokurorë që paguhet secili prej tyre 100 mijë euro në vit dhe me mbi 100 OPGJ (BKH), kurrë nuk guxoi prej 6 vitesh të godasë brenda sistemit, veç rastit të prokurorit të Vlorës dhe një gjyqtareje anadollake të Elbasanit që dolën në bisedat me telat BQ, SKY, edhe pse ka pasur plot denoncime apo kan dalë në biseda me botën e krimit nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme telefonike.
Një drejtësi që mban standarde të shumfishta për fenomene të njëjta, ku gjyqtarë dhe prokurorë kalbësira kërkojnë masa të ndryshme për hajdutë të njëjtë, dhe dikë e dënojnë shpejt për 6 muaj, e një hajduti tjetër ja zvarrisin gjyqin për 6 vjet rresht me arsyetim qesharake se është për “vizitë” jashtë Shtetit.
Një zyrtar e arrestojnë për një incenerator dhe 3 të tjerët i ndajnë veç në dosje të veçanta. Disa i arrestojnë për 2 milion euro tendera e disa as jua nisin hetimin për 200 milion euro tendera dhe 76 milion euro vjedhje siç thotë BE. Drejtësia ka nevojë urgjente për drejtësi. Po kjo nuk zgjidhet me vetëgjyqësi. Shteti dhe shtetarët kalbënikë duhet ta korrigjojë sa më shpejt këtë kalbësirë drejtësie që importuam nga krye-kalbësirat e sorrosit të punësuar në Ambasadën Amerikane, se ndryshe akti kriminal i sotëm brenda gjykatës është sinjal i fortë që ulërit për një drejtësi në drejtësinë shqiptare. Dhe kjo Drejtësi nuk vjen as nga plumbat as nga vrasjet por nga “vrasja” e kalbësirllëkut që vetë politika ka krijuar prej 35 vitesh në drejtësinë e kalbëzuar shqiptare, sepse e ka dashur të tillë që ta kenë me zinxhir në hunde për të ruajtur bishten e vet.
Ngushëllime Familjes të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja. 'U prehtë në paqe'. Për fat të keq, Z.Myslym Murrizi ka të drejtë, në gjithë analizën që bën. Kush është përgjegjëse në Gjykata për sigurinë? Politika,Kryeministrat dhe Ministrat e Drejtësisë kanë shkërdhyer Shqipërinë për 34 vjet. Për interesa personale dhe klienteliste. Politika i përplas qytetarët me njeri tjetrin dhe me gjyqtarët. Institucionet që ruajnë dhe administrojnë dokumentacion shkresor mbi pronat, janë të detyruar të japin informacion Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Dhe apsolutisht vendimi i dhënë nga një trup gjykuese nuk ka nevojë të bëjë xhiron nëpër gjykata.