TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Tetor 2025, 12:25

30 vjet mashtrime politike, tradhëtitë që na lanë pa Atdhe!

Shkruar nga Spartak Ngjela

30 vjet mashtrime politike, tradhëtitë që na lanë pa Atdhe!

Të shohim se çfarë do të bëjë kryeministri dhe presidentja e Kosovës, sepse Shqipëria ende nuk e ka në Tiranë një kryeministër që të jetë mbështetës me nivel të lartë patriotik dhe intelektual, i çështjes kombëtare të shqiptarisë në Gadishullin e Ballkanit.

Dëshira të humbura dhe premtime që nuk u mbajtën kurrë: kjo është politika shqiptare që nga vitit 1992 e deri më sot.

Shteti në Shqipëri është në një ecje me sy mbyllur, por që ka shpëtuar, sepse ka qenë rruga e drejtë.

E pra, asgjë nuk ka bërë politika shqiptare në këta tridhjetë vitet e fundit për unifikimin e shqiptarisë, në një kohë që ka pasur dhe ka në dispozicion historike dy shtete shqiptare Shqipërinë dhe Kosovën.

Përkundrazi, kjo politikë vetëm ka krijuar konfuzion antikombëtar dhe ka shkatërruar: ka prishur 500 uzina dhe fabrika, por nga Beogradi morrëm vesh se këto fabrika dhe uzina të shkaktuara kanë autor ish presidentin Sali Berisha, ne vitet 1992 - 1996.

Turp historik! Dhe Saliu flet ende si një hero. Por ja që e "tradhtoi" Beogradi i tij.

Atëherë çdo të bëhet me këtë individ?

Sali Berisha është në proces penal i akuzuar për korrupsion.

E pra a do të dënohet?

Ajo është çështje e gjykatës, por, po u dënua, a mos do të hidhërohet Beogradi?!

Jo mo, nuk hidhërohet Beogradi, sepse Beogradi ka në politikën shqiptare ende përkrahësit e vet antishqiptarë.

Atëherë?

Asgjë, sepse Beogradi dihet që ka qenë dhe është pushtues territoresh shqiptare, por Kosovën ne e çliruam me UÇK dhe me Amerikën, dhe tani Kosava është shteti i dytë shqiptar në Evropë.

Por sigurisht që ky është një sukses i madh historik i shqiptarisë kundër pushtuesve shekullorë të trojeve shqiptare. Prandaj tani neve na mbetet vetëm arsyeja jonë shqiptare, politike dhe kombëtare, që të nxjerrim sa më shpejt doktrinën tonë të bashkëpunimit ekonomiko-politik midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Të shohim se çfarë do të bëjë kryeministri dhe presidentja e Kosovës, sepse Shqipëria ende nuk e ka në Tiranë një kryeministër që të jetë mbështetës me nivel të lartë patriotik dhe intelektual, i çështjes kombëtare të shqiptarisë në Gadishullin e Ballkanit.

2 Komente

  1. G
    GKS

    Pershendetje Z NGJELA Ju kam ndjekur me vemendje gjate gjithe ketyre viteve dhe lutem merrni drejt-per-drejt falemderimin e nje Shqipetari ne mergim per guximin dhe maturesine tuaj ne lidhje me nje ceshtje tejet te rendesishme sic eshte ajo e Kombit tone Shqipetar. Si dhe ju drejt thoni Beogradi e ka thene me kohe ate qe verteton se ne krye te Shtetit tone ka qene nje njeri si Sali Berisha, i cili vuri ne jete me perpikmeri planin Serb ne dem te te gjithe Shqipetareve [Edhe atyre qe bejne pjese ne Partine e tij (Jo demokratike)] Ju falenderoj

    1. T
      Tuti

      Unë nuk kam pasur rast që Nghela të gabojë

      Lini një Përgjigje