TAGS-AT E JAVËS

Forum 5 Tetor 2025, 12:55

Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

Shkruar nga Kreshnik Spahiu

Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për

Mendoj që keni qeshur kot me dajën e Endri Shabanit dhe tezen e Adriatikut, sepse në garë kanë hyrë:    • djali i Besnikut, • djali i Fahriut, • gruaja e të ndjerit Gerti, • nipi i Halimit.

Ky është viti më komik në politikë.

Prej disa muajsh, në ekrane shfaqen lajme mbi nipat, dajat, tezet, kunatat e aktorëve politikë.

Pa kaluar dy muaj, Partia Komike Demokratike ka banalizuar tërësisht procesin më të rëndësishëm elektoral, duke e kthyer garën për bashki në një parodi të estradës së Tironës.

Mendoj që keni qeshur kot me dajën e Endri Shabanit dhe tezen e Adriatikut, sepse në garë kanë hyrë:    

• djali i Besnikut,

• djali i Fahriut,

• gruaja e të ndjerit Gerti,

• nipi i Halimit.

Lista e gjatë e familjarëve që Partia Demokratike kërkon të promovojë nuk ka të mbaruar.

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga afati për riregjistrimin e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës, partia “madhështore” u është lutur partiçkave “vogëlstore” për të gjetur emëra për zhurmë gjoja pët ti kandiduar.

Qartazi të gjithë emrat nxirren nga zyra e Berishë dhe janë skema e tij.

Unë realisht kam shumë respekt për Edlirën, Florianin, Ermalin, Klevisin dhe Andin, sepse ata kanë personalitetin e tyre, pa pasur nevojë për hijen e familjarëve. Por problemi qëndron tek ata që tentojnë ti keqpërdorin.

PD po i përdor emrat e tyre dhe po u njollos karrierën me mungesën e seriozitetit të saj.

Berisha, i zënë “shah-mat” pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, ka dalë qesharak në sytë e publikut.

Partia komike e tij ka mbetur vetëm me ata që protestonin te rrugica e Salës.

Deputetët e saj nuk sakrifikojnë për dy arsye:

-Sepse janë aq pa vlerë sa e kanë humbjen në xhep, pasi 30 vjet i ka vendosur Berisha në lista të mbyllura;

-Sepse humbin rrogën prej 4000 eurosh të deputetit.

Partia komike ka mbetur bosh. Ajo nuk ka problem mbylljen: PD është “hapur me katër porta”, por nuk hyn askush.

Madje edhe kalimtarët, kur u bie rruga pranë selisë së PD-së, ndërrrojnë trotuar buzë Lanës për të mos iu afruar, sepse e gjithë selia mban erë të keqe.

Në Partinë Demokratike nuk po luhet parodia, por atje ka rënë pandemia, dhe kushdo mban distancë.

Berisha, pasi konsumoi dhe përdori të vetët, tani kërkon të përdorë familjarët e tyre.

Por ky nuk është fundi, sepse ai ka vendosur ta banalizojë garën elektorale.

Deri nesër do shpikë edhe 10 emra familjarësh të tjerë që do shpallin kandidaturat për Tiranën, dhe nesër në mbrëmje do rrijë me ta duke thënë:

“Nuk kemi konsensus në parti se kë të mbështesim.”

Ai deklaron 10 herë në ditë që nuk do të bojkotojë, por kjo është forma e re e lojës së tij politike.

Tashmë atij i kanë mbetur vetëm dy gjëra:

Do ishte më e ndershme të thoshte: “Po pres që Edi Rama të japë pëlqimin për një emër”, ose t’i thoshte Bajramit: “Shtyje datën e zgjedhjeve në vitin 2030”, sepse çeta komike nuk ka asnjë kloun apo parodist për të aktruar në estradën e Tironës.

5 Komente

  1. F
    Fatma.

    Po more spihun....vetëm t'i mungoje pa dhënë opinion. Shyqyr që jeni arratisur se po të ishit në Shqipëri do e shkulnit, do e shkitnit e do e ciklonit dhe s'do i linit asnjë pupël këtij vëndi të mrekullueshëm. Hajdut, maskarenj dhe antishqiptarë të sojit tënd i duhet hequr pasaporta shqiptare.

    1. P
      Populli

      vetem nul moka biri I kuksit fiton ne Tirone

      1. A
        A

        I kategorisë mistrec i padobishëm

        1. T
          Topalli

          Haaaa shoku i Ben Blushit grida duma dhe kreshnik spahiu....ngjane si 3 pika shiu..kameleon....njrez pa idel ...ku mbi mani mani mani sven ase perendit...te tre ishin ne vijen e pare ne frintin e lufte me shpat ne dore...e sot buracak...jash frontit vrapuan drejt mani mani mani...dhe kendojne me filosofi prallash...ne dem te shumices gjithmon.Ku njrezit e zgjuar e patriot kameleonet i hedhin ne koshin e plerave si pjes e pa nevojshme per shoqerin e ndershme shqiptare...Pamflet po jevertet ashtu si ne shicen e rasteve gezon respekt te madh dhe nga un...botoje shkrimin tim..te paster si uji i burimi flm shum

          1. G
            GKS

            Te nderuar Zoterinj Fillimisht mendova qe mos i replikoj cfare ju shkruani ne shkrimet tuaja si me siper. Vetem nje keshille [nese do ta pranoni] deshiroj qe tua jap: Ende i keni syte e mbyllur dhe nuk shikoni se ke mbeshtesni? Pa dashur ose me vetedije te plote ju mbeshtesni "Armikun me te madh dhe me te eger te Popullit Shqipetar" - Sali Berishen. Me fjalet e ti dhe me veprimet e tij ky njeri i ka bere dhe ben demin me te madh popullit Shqipetar. Pak permbedhje historike: 1. Nafta e shitur tek padroni i tij kunder Popullit to Kosoves (1992-1997); 2. Shkaterimi i plote i gjithe ekonomise se vendit; 3. Arratisja e nje populli te tere; 4. Vjedhja e nje populli te tere me Skemat Piramidale (Ku vajten gjithe parate e Shqipetareve? Ne bankat e Shqiperise? Asnje qindarke e depozituar nga mashtruesit e skemave piramidale. Gjithe paraja tek Sali Berisha e lakejte e tij. Jo pak por rreth 5-7 Miliarde Dollare); 5. Kush e shkateroi ushtrine dhe gjithe armatimin? 6. Kush dha urdher Shqipetare-Kunder-Shqipetareve; 7. Kush jua beri nenave Shqipetare zine me rreth 3-5 mije te vrare ne 1997?; 8. Kush e beri pucin e Shtetit ne 1998? 9. Kush e vrau Remzi Hoxhen dhe pse e vrau?; 10. Kush i vodhi votat ne 2005? 11. Kush e pruri ne Qeveri Fazllicin dhe pse? 12. Kush i vrau 4 te pa fajshem ne mes te Bulevardit? Doni me shume qe tu hapen syte? Si do te ndjeheni kur te dale e vertata se kush eshte ky person? Kreshnik Spahiu eshte i guximshem, i drejte dhe patriot i vertete.

            Lini një Përgjigje